Salvini pranon gafën (Video)

I është kthyer në boomerang ministrit të Brendshëm të Italisë, Mateo Salvini publikimi i një video ku një banor i qytezës Riace shfaqet i indinjuar kundër politikave miqësore të kryebashkiakut Mimo Lucano ndaj emigrantëve.

Postimi i videos nga Salvini u bë disa orë pas një proteste solidariteti të qyetatrëve ndaj kryebashkiakut i mbajtur në arrest shtëpie për strehimin e disa emigrantëve të paligjshëm.

Në video shfaqet një një zotëri me emrin Pietro i cili akuzon kryebashkiakun se është indiferent për banorët e Riace duke u dhënë punë vetëm emigrantëve. Në të njëjtën kohë i intervistuari nga  rrjeti televiziv lokal Calabria Magnifica TV  thekson se nuk mund të gjejë punë, sepse është ankuar për trajtimin preferencial të emigrantëve në qytet.

Por personi  i indinjuar të cilin Salvini ua rekamondonte ndjekësve ta dëgjonin ishte arrestuar në vitin 2011 për  lidhje të ngushta me organizatën mafioze “Ndrangheta-s”.  Gafa e Salvinit është komentuar në faqet e La Repubblica nga Roberto Savioano.

“Matteo Salvini është i rrezikshëm për shkak se ai është një përzierje dështimi, indiference për dinamikën e mafias, cinizmi të shoqëruar me ambicie të shfrenuar dhe marrëdhënie shqetësuese me anëtarët e së djathtës ekstreme, jo vetëm në Itali”-shkruan Saviano. Ministri i brendshëm mori kritikat e kundërshtarëve politikë dhe ndërsa pranoi më pas se nuk ishte bërë verifikim i saktë rreth personit të intervistuar.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne