Samar-xhiu, “Mjeshtri i madh” i sekserizmit

“Gazeta Shqiptare”, e datës 2 shkurt, të vitit 2018, Tiranë, ka botuar një shkrim të Ferdinand Samarxhiut, i cili, seç e ka për zemër të shkruaj pranë emrit të vet edhe titullin”Mjeshtër i Madh”! Mjeshtër i Madh? I kujt mjeshtër, në çfarë zanati paska arritur këtë titull. Në gazetari? Është i vetmi gazetar analfabet në Shqipëri, i cili, falë aftësive të tij prej matrapazi, siguron tituj për vete dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të blejnë. Pra, sekser hesapi!Çka bën ky farë sekseri?! Mundohet që të mbulojë gjurmët e sekserllëkut dhe të punëve të tij të pista duke shkruar e palimpseste e elozhe për një njeri të cilin e zhvati deri në kockë për t’ia siguruar një “titull” absolutisht të pamerituar. Por, kur futen lekët atëherë çdo gjë mund të marrë formë dhe kuptim

Shkruan Andi Rakipi, Tiranë

Në shkrimin me titull antigazetaresk “Një jetë në rrugën e Zotit, presidenti Ilir Meta dekoron Sulejman Rexhepin”, “Mjeshtri i Madh” na del një plagjitor i pacipë, na del një llafazan snob i cili e ka kompleks të shkruarit sa më gjatë dhe, nga ky kompleks ai fut gjëra të kota, duke i rënë nga Tirana, përmes Kinës, për të arritur në Shkup. Hyrja dhe përfundimi i shkrimit na bëjnë të kuptojmë se kemi të bëjmë me një gazetar sharlatan, i cili u lind dhe u zhvillua si sharlatan, edhe pse ai ka dëshirë të thotë se u lind dhe u zhvillua me mësimet e Ekselencës së tij Ernest Troshanit, Baba Mondit dhe Sulejman Rexhepit. Një komunist i regjur, një manipulator i cili përmes ”aktiviteteve fetare” përpiqet të mbulojë gjurmët kriminele të një komunisti të pathyeshëm, pra, një i tillë si Ferdinand Samar-xhiu të na dalë kaq “fetar”?

Nga ana e Kosovës, kësaj pune të Samar-xhiut i thonbë “Laj mut me shurrë”! Në fakt, pse ky farë Samar-xhiu nuk e ka vazhduar traditën fisnike familjare prej nga edhe e ka marrë mbiemrin (samar–Samarxhiu) por, shkon dhe merret me punë të pista, me punë sekseri.

Prej nga e njeh ky farë gazetari Sulejman Rexhepin? Nga ajo që e ka shkruar del puna se nuk e njeh fare porse në shprehje i nxjerr afinitetet e tij pej polici sovjetik-komunist për ta retushuar historinë kombëtare. Nga viti 1990 e këndej nuk paska ndodhur ngjarje në hapësirat gjithëkombëtare të cilën nuk e paska nisur dhe ideuar Sulejman Rexhepi?! Të gjitha institucionet shtetërore, të gjitha përpjekjet kombëtare të Kryetarëve të shteteve shqiptare (Kosova ishte e vetëshpallur), të gjitha lëvizjet diplomatike e kulturore, tërë diaspora, pra, të gjitha këto paskan pas fjetur gjumë ariu, dhe, i vetmi që paskësh punuar për çështjen kombëtare, sipas Samar-xhiut na qenka Sulejman Rexhepi?! Prej nga këtë të drejtë ky farë Samar-xhiu për të ofenduar dhe për të mohuar angazhimin gjigant të shumë faktorëve relevantë kombëtare e ndërkombëtare? Sipas këtij farë pseudo-gazetari Sulejman Rexhepi na e paska themeluar Partinë për Prosperitet Demokratik, (Ndërsa këtë Parti e themeloi dhe e inicoi Ibrahim Rugova, kurse e konkretizoi Mitat Emini), na e paska inicuar themelimin e Universitetit të Tetovës, (Projekt ky i inicuar dhe i ndihmuar nga stafi akademik i Akademisë së Kosovës, e cila projektin ia besoi Dr. Fadil Sulejmanit), na e paska ndihmuar UÇK-në e Kosovës, atë të Maqedonisë (ndonëse me iniciativë të UÇK-së (Drejtorisë së Përgjithshme) të Kosovës u pat kërkuar që Sulejman Rexhepi të eliminohet nga skena publike si njeri mjaft i rrezikshëm për çështjen kombëtare, kurse UÇK-në e Maqedonisë e vlerësonte si grup kriminelësh, prandaj dhe i mlodhi fëmijët dhe iku në Ulqin derisa përfundoi lufta)! Na paska sistemuar boshnjakë dhe refugjatët e Kosovës! Si nuk i vjen turp të gënjejë Samar-xhiu! Pse nuk thotë atëherë se, edhe në Shqipëri sistemimi i refugjatëve kosovarë ishte meritë e Hafëz Sabri Koçit apo e pasardhësve të tij. Ç’është e vërteta, refugjatët e Kosovës e gjetën Sulejman Rexhepin duke u përballur me faqet e dosjeve policore që i publikoheshin nëpër mediat e vendit, kurse ata i sistemoi Arbër Xhaferi dhe Menduh Thaçi i PDSH-së e cila atëbotë ishte Parti që e dridhte shtetin e pushtetin. Asnjë nga tërë ajo që e ka shkruar pseudogazetari Samar-xhiu nuk është e vërtetë, apo, të paktën është “e vërtetë” vetëm sipas Sulejman Rexhepit, i cili duke sajuar “biografi” përpiqet që t’i minimizojë të gjitha faktet dhe argumentet që dalin nga dosjet policore me nofkat “Zharko” dhe “Zhika”!

Ferdinand ortodoksi tallet me tërë atë plejadë hoxhallarësh kombëtarë kur thotë se me ardhjen e Sulejman Rexhepit në krye të BFI-së qenka zyrtarizuar gjuha shqipe! Ky farë ortodoksi e ka obligim që t’ju kërkojë të falur të gjithë hoxhallarëve të Maqedonisë, sidomos atyreve të vjetër, të cilët, natë e ditë punuan nëpër mektebe me nxënës shqiptarë, duke ju ligjëruar shqip dhe vetëm shqip, duke i brumosur me ndjenja kombëtare e atdhetare vetëm në gjuhën shqipe. Ferdinand gënjeshtari, apo diletanti (apo kështu është porositur dhe paguar – të gënjejë sa të mundet) në shkrimin e vet e nënvizon një gënjeshtër sa të madhe aq edhe të padurueshme. Thotë që tashmë një dekadë e gjysëm në Shkup funksionojnë Medreseja dhe Fakulteti i Shkencave Islame, dhe se për këtë funksionim meritor na qenka Sulejman Rexhepi!!! E para, Medreseja Isa Beu është iniciativë dhe meritë e Jakup Selimovskit që nga vitet ‘80, në kohën kur Sulejman Rexhepi si anti-islamist dhe anti-shqiptar ishte angazhuar në policinë maqedonase, në sektorin e pasaportave por edhe në luftën e përbashkët kundër “nacionalizmit dhe seperatizmit” shqiptar! Së dyti, që të dy këto vatra funksionojnë falë kontributeve ekskluzivisht të myslimanëve të Maqedonisë, të cilët japin parreshtur para kurse Sulejman Rexhepi i grabitë parreshtur këta myslimanë, madje aq shumë sa krijon buxhet për ta paguar edhe ushujzën Ferdinand Samar-xhiu!

Sharlatani i gazetarisë shqiptare, Ferdinand Samar-xhiu për meritat e Sulejman Rexhepit flet për në të kaluarën, çka paska bërë e kush paska qenë! Po se nuk flet për sot, për Sulejman Rexhepin e këtyre katër-pesë viteve të fundit! Ku është sot Sulejman Rexhepi? Në rrafshin ndërkombëtar është i izoluar tërësisht, është i margjinalizuar dhe trajtohet si një gënjeshtar i përsosur, si një kriminel e zhvatës nën petkun e një pseudo-kleriku, dhe është madje edhe në listë të zezë (në listën e zezë arabe)! Pse nuk flet Samar-xhiu, si “gazetar” që na qenka, për vleresimin e CNN-it amerikan i cili lajmet qendrore i fillon me orën ROLEX të Sulejman Rexhepit, të cilin e trajton identik si Al Bagdadin e ISISI-it duke i veçuar si të vetmit “liderë fetarë” në botë që mbajnë ROLEX në dorë në vlerë prej 37 mij dollarëve. Pse nuk e nënvizon faktin që Sulejman Rexhepi është i vetmi “lider fetar” më i pasuri në botë i muslimanëve më të varfër në botë! Pse nuk flet për Sulejman Rexhepin si bashkëpunëtorë i ngushtë i shërbimeve intelegjent të Maqedonisë, vetëm e vetëm që t’i shpëtojë përndjekjeve për mëkatet që po i bën këto katër-pesë vitet e fundit.

Sekseri Samar-xhiu ia ka prezantuar presidentit shqiptar, z. Ilir Metës, Sulejman Rexhepin si “lule” aromëmirë! Sikur të dinte Ilir Meta se Sulejman Rexhepi posedon një pasuri marramendëse nga vjedhjet e përditsme që i bënë në BFI, sikur të dinte Ilir Meta se Sulejman Rexhepi është dëshpërimi më i madh që u ka ndodhur ndërkombëtarëve në vend, sikur të dinte Ilir Meta se, Sulejman Rexhepi është lustruar si dekan i FSHI-së dhe pasi që i ka dalur dosaj e tmerrshme policore është nënshtruar si çergë qeni vetëm mos t’i bëhet publike; sikur të dinte Ilir Meta se Sulejman Rexhepi i ka vjedhur qindra e mijëra euro nga paratë e grumbulluara për shqiptarët e Hasanbegut por edhe të Jugut të Shqipërisë pas vërshimave katasrofale, pa dyshim që do të angazhohej personalisht dhe do të insistonte nga prokuroria e shtetit maqedonas që këtë biçim kleriku sa më parë ta trajtonin, dhe jo ta dekoronte me një titull, akt ky që e ka turpëruar së tepërmi Presidentin Shqiptar! Nuk mundet që Presidenti Shqiptar të veprojë kundër vullnetit të popullit shqiptar të Maqedonisë, kundër subjekteve të tyre, dhe ta dekorojë një person i cili urrehet dhe mohohet maksimalisht! Sikur ta dinte Ilir Meta se gjesti i tij i gabueshëm do të festohej me krisma kallashës e revolesh, me tupana e me curle, me “koncert” e program idiotik, me asnjë çmim nuk do ta dekoronte njeriun që është në gjendje të praptojë botën vetëm e vetëm që t’i mbulohen të bëmat e tij prej spiuni, prej hajni, prej zhvatësi dhe prej krimineli. Sulejman Rexhepi është shumë i vetëdijshëm që këto dukuri antishqiptare e antiislame nuk mund t’i mbulojë me petkun e një kleriku, prandaj tashmë është lëshuar pas dekorimeve si një dekoratoman i regjur për trajtime në psikiatri.

Le t’ia ndalë Sulejman Rexhepi grazhdin Ferdinand Samar-xhiut dhe do të shikojmë nëse do ta përmendë më këtë emër apo jo. Derisa Sulejman Rexhepi ia mbushë gushën, Ferdinand Samar-xhiu do të jetë në rolin e ushujzës të etur për gjakë. Si krijesë diktatoriale që është nuk mund të heq aq lehtë dorë nga detyra e tij parësore dhe “e shenjtë” – të thithë gjakë për interes të Nënës Parti!

Thënur shkurt, qasja e Ferdinand Samar-xhiut te komunitetet fetare, te klerikët shqiptarë, nuk bëhet për ndonjë ndjenjë të theksuar fetare apo kombëtare, por, thjesht, për të zhvatur sa më shumë para prej tyre. E ka gjetur një livadh të mirë e të pazot ku kullotë. Dhe, kështu do ta vazhdojë Samar-xhiu deri sa të dalë i zoti i livadhit dhe ta përmbledhë me hu gardhi!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne