Samiti Rusi-Turqi-Iran për Sirinë do të mbahet në Stamboll, më 3 prill

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, njoftoi të mërkurën se Samiti i Vendeve Garantuese të Procesit të Astanës do të mbahet në Turqi, më datë 3 prill.

“Takimi ynë i sotëm është në cilësinë e përgatitjes për mbledhjen e re të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë, e cila do të realizohet në Ankara, më 3 prill”, deklaroi shefi i diplomacisë turke nga Moska, përpara një takimi me homologun rus, Sergey Lavrov.

Këshilli i Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Rusi drejtohet nga Kryetari i Shtetit të Federatës Ruse, Vladimir Putin dhe Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Siç bën të ditur ministri Çavusoglu, kjo mbledhje në kryeqytetin turk do të ndiqet nga samiti i dytë tresh, që liderët e vendeve garantuese të Procesit të Astanës (Rusi-Turqi-Iran) do të realizojnë në Stamboll./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne