Samiti Trump-Putin në Helsinki

*Can ACUN

Takimi i zhvilluar në kryeqytetin Helsinki të Finlandës mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin ka rëndësi të veçantë nga shumë aspekte. Marrëdhëniet mes dy vendeve kohëve të fundit ishin tensionuar shumë. Temat kryesore të takimit Trump-Putin kanë qenë armatimi bërthamor, ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, politika e energjisë, çështja e Sirisë dhe Kina.

Kur tensionoheshin marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë gjatë historisë, Finlanda përzgjidhej si një vend neutral për negociata mes dy vendeve. Edhe presidentët Trump dhe Putin iu përmbajtën kësaj tradite dhe zhvilluan një takim në Finlandë. Ky takim që u zhvilluan në mikpritjen e Finlandës ishte i rëndësisë së veçantë jo vetëm për dy vendet, por edhe për tërë botën. Pas takimit, i cili ndiqej me interesim nga një ushtri e tërë e gazetarëve, të dy liderët organizuan një konferencë të përbashkët për shtyp. Sjelljet dhe fjalët e Trumpit të bëra gjatë konferencës për shtyp u kritikuan në mënyrë të ashpër nga mediat dhe politikanët e shquar amerikanë. Në përgjigje të pyetjeve në lidhje me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, Presidentit Donald Trump në prani të Presidentit Putin kritikoi institucionet amerikane dhe tha se më shumë i beson deklaratave të Rusisë. Këto deklarata të Presidentit Trump shkaktuan reagime të ashpra në Amerikë. Më pas Trump e rishikoi deklaratën e tij dhe tha se në mbledhjen e mbajtur në Helsinki në vend të fjalës “wouldn’t” (nuk do të) ai tha “would” (do të) dhe në këtë mënyrë bëri një deklaratë me kuptim të kundërt. Sado që reagimi i opinionit publik amerikan hodhi hije në takimin e Trumpit me Putinin, të dy liderët negociuan në lidhje me çështje të rëndësishme ndërkombëtare gjeopolitike. Mund të themi se njëra prej çështjeve më të rëndësishme mbi të cilën negociuan të dy vendet është Kina. Vendimi i ShBA-së i cilësisë së luftës ekonomike për të zbatuar taksa ndëshkuese për mallra kineze shkaktoi tensionime të rëndësishme mes ShBA-së dhe Kinës. Gjatë takimit në Helsinki mes ShBA-së dhe Rusisë u bë një sondazh i impulsit për një partneritet kundër Kinës. Mirëpo, Rusia dhe ShBA janë shumë larg vendosjes së një aleance kundër Kinës dhe mund të themi se një gjë e tillë ende nuk duket në horizont.

Një çështje tjetër e rëndësishme për të cilën u bisedua në Helsinki është edhe ajo e Sirisë. ShBA-ja dhe Rusia kanë vënë mbi tavolinë posaçërisht zhvillimet në jug të Sirisë dhe kanë biseduar në lidhje me sigurinë e Izraelit dhe praninë e Iranin në jug të Sirisë. Vladimir Putin mbrojti qëndrimin se është e mundur të arrihet në një marrëveshje mes Izraelit dhe Sirisë mbi bazat e marrëveshjes së vitit 1974. Ndërsa Presidenti i ShBA-së, Donald Trump nënvizoi se vendi i tij nuk do të pranojë ekzistencën e Iranit në Siri. Megjithatë Donald Trump nuk dha ndonjë sinjal në lidhje me hapat që do ti hedh kundër Iranit në Siri.

Takimi i realizuar mes liderëve të dy vendeve u realizua menjëherë pas samitit të NATO-së. Presidenti Trump gjatë këtij samiti kritikoi Gjermaninë për vartësinë e saj nga Rusia për shkak të politikave energjetike të projektit Rrjedha Veriore 2, ndërsa gjatë konferencës për shtyp në Helsinki ai tha se ky është vendimi i Gjermanisë. Ndërkaq Presidenti Putin përsëriti propozimin e Rusisë për përcaktimin e çmimit të gazit natyror në tregjet ndërkombëtare. Pasi që ekonomia ruse është e varur nga eksporti i gazit natyror edhe çmimet e energjisë në tregjet ndërkombëtare ndikojnë drejtpërsëdrejti në ekonominë ruse.

Çështja tjetër për të cilën u bisedua në Helsinki ishte edhe ajo e armatimit bërthamor. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia janë dy vende që posedojnë 90 për qind të armatimit bërthamor në botë. Të dy liderët vendosën për të vazhduar me marrëveshjen aktuale mes ShBA-së dhe Rusisë në lidhje me armët bërthamore me qëllim të uljes së numrit të armatimit bërthamor në botë. Edhe pse takimi i Helsinkit nuk uli në masë të madhe tensionimin mes Rusisë dhe ShBA-së, takimi i liderëve të dy vendeve dhe shkëmbimi i mendimeve bëri që sadopak të përmirësohen marrëdhëniet mes dy vendeve./ trt

*Ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne