Samsung elektronik prezanton telefonin me tri kamera, Galaxy A7

Samsung Electronics ka njoftuar telefonin e tyre të ri, të parin me tri kamera.

Galaxy A7 vjen me kamera 24 megapikselë, 5 megapikselë dhe 8 megapikselë në pjesën e prapme, dhe do të dal në shitje në fillim të tetorit.

Kamera 8 megapiksel ka një lente të gjerë 120-shkallë, për të cilën Samsung pretendon se ka këndin e njëjtë të shikimit sikurse syri i njeriut. Kamerat 24 dhe 5 MP do të lejojnë përdoruesin të kontrollojnë thellësinë e fushës duke rregulluar efektin bokeh.

Samsung deklaroi se lentja 24 megapiksel kombinon katër piksele në një, në kushte të dritës së ultë për fotot më të ndritshme.

Kamerat gjithashtu kategorizojnë subjektet dhe zgjedhin ngjyrën, kontrastin dhe shkëlqimin për t’i përfaqësuar më së miri ata.

Galaxy A7 ka një kamerë para 24 megapikselëshe dhe blic LED të rregullueshëm, poashtu edhe filtra dhe emotikona AR që mund të shtohen.

Telefoni përmban një ekran Super-AMOLED 6 inç dhe zërim Dolby Atmos. Pajisja gjithashtu ka sensor gjurmë gishtash dhe vjen në ngjyrë blu, të zezë, ari dhe rozë.

Galaxy A7 sjell ndihmësin AI të firmës Bixby, si dhe Samsung Pay dhe Samsung Health. Më parë gjatë këtij muaji, drejtori i telefonit celular Samsung, DJ Koh, tha se telefonat e mesëm të kompanisë do të kenë karakteristika të përparuara përpara se telefonat premium të tyre zhvillohen tutje.

Kompania gjithashtu po synon të bëhet kompania e parë për të nisur një telefon të palosshëm, ndoshta brenda vitit.

Huawei, që kapërceu Apple në shitjet e tremujorit të dytë të vitit, ka lansuar tashmë telefonin me kamerë të trefishtë.

Burimi: Mesazhi.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne