Sanksionet e Amerikës kundër Venezuelës janë krime kundër njerëzimit

Ministri i punëve të jashtme të Venezuelës deklaroi se sanksionet e Amerikës kundër këtij vendi janë krime kundër njerëzimit.

Jorge Ariza të enjten në një mesazh të publikuar në Twitter ka shkruar se sanksionet e reja të Amerikës kundër Venezuelës dhe veprime të tilla me të cilat krenohet Amerikës, me padyshim janë krime kundër njerëzimit dhe Karakasi së shpejti do të marrë masa kundër këtyre veprimeve. Ministri i punëve të jashtme të Venezuelës me këtë rast ka shtuar se Donald Trump, presidenti i Amerikës së bashku me kabinetin e tij qeveritar, po kënaqen nga marrja e vendimeve të tilla të cilat pengojnë procesin e zhvillimit ekonomik të Venezuelës dhe ushtrojnë ndikim negativ mbi të gjithë qytetarët e Venezuelës. John Bolton, këshilltari për siguri kombëtare në Amerikë ditën e mërkurë njoftoi sanksionimin e bankës qendrore të Venezuelës nga ana e Uashingtonit. Sipas agjencisë IRNA të lajmeve, këshilltari i sigurisë kombëtare në Amerikë tha se sanksionimi i bankës qendrore të Venezuelës mund të jetë paralajmërim për faktorin e huaj mes tyre Rusinë. Që nga nisja e krizës në Venezuelë, qeveria amerikane ka vendosur disa herë sanksione kundër sektorit bankar të këtij vendi. Sanksionet e fundit të Amerikës përfshinë kompanive e Venezuelës dhe 9 anije të këtij vendi. Ndërkohë presidenti legjitim i Venezuelës, Nikolas Maduro, pasi i ka quajtur të jashtëligjshme sanksionet amerikane kundër bankës qendrore, ka dënuar të tilla veprime të Uashingtonit. Amerika prej disa javës po mbështet kundërshtarët e qeverisë së Venezuelës me qëllim organizimin e një grushti shteti kundër saj.

Juan Guaido, kreu i opozitës së qeverisë së Venezuelës më 23 janar me mbështetjen e hapur të Amerikës dhe të disa aleatëve të saj, veten e shpalli si president të përkohshëm të këtij vendi. Këtë veprim qeveria dhe populli i Venezuelës e quajti grusht shteti kundër Nikolas Maduro, presidentit të zgjedhur nga populli venezuelas. Kriza në Venezuelë nisi më 10 janar 2019 njëkohësisht me datën e betimit të Nikolas Maduro i cili fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale por që u kundërshtuar nga opozitarët. Fillimi i mandatit të dytë presidencial të Maduros më 10 janar të vitit 2019, ka qenë një kthesë e madhe në shtimin e protestave në Venezuelë. Njëkohësisht me organizimin e ceremonisë së betimit të Nikolas Maduro, Amerika e akuzoi atë për ambicie për pushtet dhe deklaroi se nuk e njeh zyrtarisht qeverinë e re të tij. Pas marrjes së qëndrimit të Uashingtonit dhe aleatëve të tij, Juan Guaido (35 vjeçar) nga opozitare ekstremiste “Vendosmëria Popullore” i cili mbanë kryesinë e Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, në deklaratë të pazakontë, e shpalli të paligjshme mandatin presidencial të Nikola Maduro dhe kërkoi nga ushtria e këtij vendi që të mbështesë përpjekjet e tij për ta rivendosur demokracinë në Venezuelë. Guaido më 23 janar e shpalli veten president të Venezuelës dhe bëri betimin si president i shtetit, veprim ky që u mirëprit nga Amerika dhe aleatët e saj dhe ata e njohën zyrtarisht atë si president të Venezuelës. Amerika që nga viti 1999 kur Hugo Çavez morri pushtetin dhe u bë president i Venezuelës, ka ndjekur një qasje politike të përballjes, dobësimit dhe rrëzimit të qeverisë majtiste të Venezuelës. Në realitet idealet anti-kolonializëm dhe liridashëse të qeverisë majtiste të Çavez dhe Maduros nga njëra anë dhe nga ana tjetër pasuria dhe rezuset e mëdha të naftës së këtij vendi, është bërë shkak që Uashingtoni nëpërmjet rrugëve të ndryshme si mbështetja ndaj opozitarëve të brendshëm të Maduros dhe mobilizimi i organizatave dhe institucioneve rajonale, ka synuar rrëzimin e presidentit Maduro dhe vendosjen e një qeverie djathtiste dhe të varur për perëndimin./ PT

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne