Sanksionet e reja amerikane kundër Teheranit dhe organizata MEK (video)

Analistja dhe komentatorja e njohur amerikane Rania Khalek e njohur për opinionet e saj mbi konfliktin izraelito-palestinez, luftën në Siri dhe politikën amerikane, ka publikuar në soapbox një video ku pasqyron me detaje situatën lidhur me sanksionet amerikane kundër Iranit dhe rolin e organizatës MEK.

nga Rania Khalek.

Ndryshimi i regjimit në Iran ka qenë një synim amerikan prej shumë dekadash. Gjeja më tipike e të gjitha qeverive amerikane është se Amerika për të zëvendësuar qeverinë aktuale iraniane ka financuar një grup mergimtarësh të larguar prej vitesh nga Irani. A do të kenë sukses ata në përmbysjen e regjimit? Ndërkohë të përzgjedhurit e Amerikës për ndryshimin e regjimit iranian janë pikërisht një grup raksionar i krahut të djathtë. Ndryshimi që kërkon Amerika shkon një hap më tutje. Grupi është pikërisht një kult. Ai e quan veten si Mujahedin-e Khalq ose MEK. MEK është një grup të larguarish nga Irani që ka marrë mbështetje nga forcat operacionale speciale amerikane dhe shërbimi sekret izraelit. Më parë grupi ishte klasifikuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. MEK nuk ka fare përkrahje brenda Iranit. Grupi është kritikuar ndërkombetarisht nga iranianët për disa arsye. Por së pari le ti hedhim një shikim të shkurtër historisë.

MEK u krijua fillimisht si një lëvizje studentore që kundërshtonte Shahun që ishte vendosur në pushtet nga SHBA me anën e një grushti shteti i pregatitur nga CIA në vitin 1953. Grusht shteti largoi nga pushteti Muhammed Mossadekun, kryeministrin e parë iranian të zgjedhur në mënyrë demokratike. Krimi i vetëm i Mosadekut ishte se ai nacionalizoi naftën, pasi sic dihet iranianët përfitojnë shumë benifite nga burimet e tyre natyrore. Pas revolucionit të vitit 1979 i cili largoi nga pushteti Shahun, MEK u konfrontua me regjimin e ri klerik të sapo ardhur dhe shumë shpejt u largua nga Irani. MEK u strehua në Irak ku u bë aleat me Sadam Hyseinin kundër Iranit në luftën Iran-Irak të viteve 80.

Kjo është një nga arsyet kryesore përse iranianët nuk e duan grupin. Një arsye tjetër është se MEK ka ndërmarrë një seri sulmesh me bomba dhe atentate në Iran në vitet 80. Ndërsa vitet e fundit MEK ka bashkëpunuar edhe me shërbimin sekret izraelit për të ekzekutuar shkencëtarë iranianë. Prandaj iranianët nuk janë tamam admirues të MEK-ut. Por ajo që e bën MEK-un më pak tërrheqës për iranianët është se në vitet 80 grupi filloi të transformohet në një kult i ngritur rreth një lideri, Mesud Raxhavit dhe bashkëshortes së tij, Merjem Raxhavit. Kjo ishte një lëvizje e qëllimshme pasi atyre nuk po u vinin më rekrutë të rinj nga Irani për shkak të vendimit për tu bashkuar me Sadam Hyseinin në luftën Iran-Irak në të cilën ai ishte agresori. Kjo i dha fund edhe ndonjë legjitimiteti që MEK kishte pasur deri atëherë në mesin e popullit.

Ky kult i pozicionuar në shkretëtirën irakiene dhe totalisht i përqëndruar rreth ciftit Raxhavi u përzie me të gjitha llojet e abuzimeve. Raxhavët i detyruan anëtarët që ti divorconin gratë kështu që ata të angazhoheshin më mirë me oraganizatën. Beqaria u imponua me detyrim dhe femijët i larguan nga prindërit duke i dërguar nëpër vendet perëndimore. Ata që ishin të pamartuar duhej që ti ndërprisnin lidhjet e mëparshme paramartesore. Kushdo që nuk binte dakord me Raxhavët ose që tentonte të largohej nga grupi, do torturohej, burgosej ose do zhdukej. Të gjitha këto janë dëshmuar nga ish pjesëtarët të cilët arritën që të dezertonin nga organizata. “Unë,”thotë njëri nga ish anëtaret, “jam torturuar dhe abuzuar mentalisht. Kam pasur një shok i cili u torturua dhe u vra. Nëse këto gjëra ata i bëjnë me anëtarët e vet besnikë, nuk ka dyshim që ata kanë për ti tradhëtuar edhe iranianët kur të ngjiten në pushtet.”

Mbas pushtimit amerikan të Irakut, MEK u izolua në një kompleks të quajtur kampi Ashraf dhe ishte nën mbrojtjen amerikane. Abuzimet me anëtarët vazhduan edhe këtu. Më tepër se shtatëdhjetë përqind e anëtarëve të MEK në kampin Ashraf thuhet se mbaheshin jashtë vullnetit të tyre ndërsa të tjerët thuhet se ishin mashtruar për të qëndruar si pasojë e nënshtrimit me anë të ushtrimeve të kontrollit të mendjes.

Ndërkohë në SHBA, MEK është përdorur si një mekanizëm kundër qeverisë iraniane. Në vitin 2015, komanda e përbashkët amerikane e operacioneve, në një vend sekret në Nevada, ka trajnuar anëtarët e MEK-ut me trajnime në komunikacion, kriptografi, armatim dhe taktika të vogla në grupe. Ky është vendi ku besohet se ata kanë mësuar edhe që të ndërtojnë bomba të cilat janë përdorur për të ekzekutuar shkencëtarët iranianë të energjisë bërthamore. Një ekspert thotë: “MEK ka qënë në një luftë të vërtetë me Mullatë në Iran që me rrëzimin e Shahut. Kështu që nuk ke nevojë që ti nxisësh për të vrarë. Ata janë të etur për ti kryer vetë vrasjet brenda shtetit, megjithatë ne akoma i kemi ofruar informacione sekrete. Ne amerikanët e kemi ndihmuar MEK-un duke vashduar ti japim akoma informacione sekrete dhe përkrahje të mënyrave të ndryshme.”

Ne vitin 2013 Mek u evakuua nga Iraku dhe u vendos në Shqipëri, ku amerikanët ende vshdojnë që ta përkrahin. E cuditshmja këtu është mënyra sesi SHBA e ka përkrahur grupin para dhe pas nxjerrjes së tij nga lista e zezë e terrorizmit të Departamentit të Shtetit për grupet terroriste të huaja. Duke qenë i futur në Listën e Zezë të Terrorit që nga viti 1997 për rolin në vrasjen e gjashtë qytetarëve amerikanë në mesin e viteve 70, Departamenti i Shtetit në kohën e Obamës kur sekretare e jashtme ishte Hilari Klinton, e hoqi organizatën MEK nga lista në vitin 2012 duke e shoqëruar edhe me një lobim shumë të fortë përkrahës. Kjo gjë mundësoi që MEK të përdorte arkën e tij të madhe luftarake të financimeve të huaja për tu përpjekur që të heshtë të gjithë zërat e tjerë iranianë në SHBA dhe ta portretizojë veten e tij si një alternativë demokratike kundër qeverisë iraniane përpara syve të zyrtarëve amerikanë të korruptuar dhe naivë. Dhe kjo funksionoi! “Kemi persona si Xhorxh W Bush që në vitin 2014 ka dhënë 1000 dollarë. Po shoh këtu Xhon McCain, është nga republikanët…demokratët..? Kemi nga të dy krahët. Dua të them se e kalojnë vijën. Kështu që sa për dijeni kemi McCainin që ka sjellë 2400 dollarë dhe 1000 dollarë. Këtu kemi edhe Obamën gjithashtu,” tregojnë gazetarët amerikanë në një investigim të donatorëve.

Askush nuk është i sigurtë se nga ku i merr MEK paratë, por besohet se grupi merr fonde të mëdha nga Arabia Saudite. Në vitin 2016 dhe 2017, ish shefi i shërbimit sekret i Arabisë Saudite, princi Turki Al Faisal, mbajti një fjalim në takimin vjetor të MEK-ut në Paris duke ngritur kështu më shumë dyshime se sauditët e përkrahin grupin.

MEK ka një përkrahje të tillë financiare sa që në takimet e tij vjetore në Paris, grupi madje i paguan njerëzit që të marrin pjesë në tubime. Në mesin e turmës prej 4000 vetësh që morën pjesë ne nje takim, The Guardian reportoi se rreth gjysma e pjesëmarrësve ishin persona që në paraqitje dukeshin polakë, cekë, sllovakë, gjermanë dhe sirianë tejet të mërzitur, të cilët i ishin përgjigjur një fushate premtuese në Facebook për të udhëtuar, ushqyer dhe strehuar në Paris, ku shumë prej tyre rrinin të shtrirë duke dremitur nën hijet e pemëve gjatë kohës së fjalimeve.

Xhepat e thellë të grupit tregojnë qartë përkrahjen financiare për fjalimet vjetore që mbahen në tubimet e MEK-ut, ku me lehtësi politikanët, personalitetet demokrate dhe republikane amerikane paguhen për të mbajtur fjalime.

“Ju keni arritur të ngrini grupe rezistence kryq e tërthor Iranit. Ato protesta nuk po ndodhin krejt rastësisht. Ato janë të kordinuara nga shumë prej njerëzve tanë në Shqipëri, këtu në mesin tuaj dhe nëpër botë,” thotë Rudi Xhuliani ne nje fjalim të MEK. “Yjet duken se po vihen në rresht për të përmbushur atë që ne të gjithë duam që të përmbushet, e cila është perëndimi i regjimit të mullave,” thotë Michael Mukasey, ish prokuror i përgjithshëm amerikan.”A jeni të gjithë gati që madam Raxhavi të bëhet Presidentja e Iranit?” thotë Bill Richardson, ish guvernator i New Mexicos.

Madje edhe Howard Dean, ish guvernator i Vermontit, nje kritik i luftës në Irak, gjendet në listën e të paguarve të MEK-ut, ku ai i mbron ata me pasion. “Pikë së pari (MEK) nuk është një grup terrorist”, thotë Howard Dean. Gazetarja e pyet: “A nuk janë ata përgjegjës për sulmet dhe shpërthimet me bomba në Iran? Ai ja kthen: Ata ishin përgjegjës para 30 vitesh për disa akte terroriste.”

Aktualisht MEK ka vazhduar akoma me angazhimet e tij për vendosjen e bombave kundër Iranit, gjë e cila tregon pikërisht atë se përse amerikanët e pëlqejnë grupin, vecanërisht politika amerikane nën administratën Trump e cila është bërë më tepër agresore ndaj Iranit.

Në 65 vjetorin e grushtit të shtetit të vitit 1953, të përkrahur nga SHBA, sekretari i Shtetit Mike Pompeo shpalli krijimin e një grupi të armatosur iranian që do të vendosë në veprim politikën mizore të administratës Trump, një ndëshkim i përbashkët kundër iranianëve përmes sanksioneve ekonomike të ashpra. “Përreth 40 vjet, regjimi i Taheranit ka qenë përgjegjës për vazhdimësinë e një sjelljeje violente dhe destabilizuese kunder Shteteve te Bashkuara, aleatëve tanë, partnerëve tanë dhe pa dyshim edhe ndaj popullit iranian,” thotë Mike Pompeo.

Wou! Pse e gjitha kjo tingellon si dicka e njohur? “Sadam Hyseini mbetet një pengesë për mirëqënien e popullit të tij dhe mbetet edhe një kërcënim për paqen në rajon dhe stabilitetin në botë,” tha dikur Bill klinton. “Sot kemi një opozitë të suksesshme kundër sundimit të Ajatollahëve dhe ajo opozitë sot gjendet pikërisht këtu në këtë salle,” tha John R. Bolton në një takim të kohëve të fundit të organizatës MEK.

Duket se e shkuara është pikërisht e ngjashme me të tashmen. Eshtë i njëjti skenar që përsëritet gjithmonë. Kur ekpertët flasin për një “regjim”, ata mendojnë se jane duke e ndarë atë nga populli. Por regjimi është një qeveri me të punësuar, një qeveri që i jep drejtimin gjërave, që i jep elektricitetin spitaleve, ujin e pijshëm shtëpive, vendos policë në mënyrë që ti ndalë njerëzit nga ngrënia e njëri tjetrit, drejton ekonominë që njerëzit të kuptojnë që paratë e tyre kanë vërtet vlerë dhe ofron mbrojtje imunitare që femijët të mos preken nga poliomeliti.

Eshtë e njëjta gjë që u bë në Irak, Libi dhe Siri, përkrahje ndaj një grupi raksionar i përbërë nga persona të larguar jashtë vendit që nuk gëzojnë respekt në mezin e popullit. Një grup që i ngjason një mekanizmi që ndihmon në rrëzimin e një shteti. Dhe kjo në të gjitha rastet ka funksionuar tmerrësisht keq, duke prodhuar kriza refugjatësh, ku si përfundim kanë ngritur në pushtet ekstremistët e djathtë në Evropë. Irani është vendi më i stabilizuar në Lindjen e Mesme. Ai është një shtet i madh me një popullsi prej 80 milionë banorësh. Destabilizimi i Iranit vetëm se do të sjellë më shumë kaos dhe shkatërrim, dhe si përfundim edhe më shumë refugjatë që do të dynden drejt Evropës ku armiqësia ndaj tyre ka për tu shtuar më shumë dhe si rezultat e djathta ekstreme do fitojë më shumë pushtet. E djathta ekstreme do fitojë terren dhe në Lindjen e Mesme një tjetër vend do të bjerë, e gjitha e shkaktuar nga të njëjtit njerëz të cilët sollën lirinë në Irak. Kjo është e njëjta “liri” që ata duan të sjellin edhe për popullin iranian.

Edhe sa vende të tjera në Lindjen e Mesme duhet që të shkaterrohen para se ndryshuesit e qeverive të qetësohen? SOAPBOX/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne