Sanremon 2019 e fiton Mahmudi, plasin komentet raciste

Alessandro Mahmoud 27 vjeç është fitues i Sanremo 2019 në Itali. Ai fitoi çuditërisht festivalin me këngën “Soldi”. Kjo ishte një surprizë edhe për të, për shkak se kënga në kuotime u rrit natë pas nate. “Unë kurrë nuk mund ta besoja se do të isha në podium, e jo më pastaj të fitoj. Jam tepër i nderuar për këtë”, ka deklaruar i riu që mahniti italianët me këngën e tij të ndjerë.

Tashmë Mahmoud do të jetë në Eurosong 2019, si fitues i Italisë. Përpos gëzimit të fitores, në rrjetet sociale ka pasur shumë komente negative për origjinën e tij.

Vetë Mahmoud tha se ndihet italian, se ka lindur në Itali. Ai ka lindur në Milano nga një baba egjiptian dhe një nënë sardi. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Mateo Salvini, zëvendëskryeministri i Italisë. Ai ka thënë se të ishte për të, këtë këngë s’do ta kishte zgjedhur kurrë fituese. Tashmë që fituesi i Italisë në Eurosong është përcaktuar, kanë plasur edhe polemikat për “kampionen”.

Kënga që ka fituar festivalin titullohet “Soldi” dhe flet për jetën e vështirë, në periferi, atë me mundime dhe gjithashtu Mahmoud përshkruan babanë e tij, sesi atë e udhëheq në jetë paraja dhe jo shpirtërorja. Debatet kanë qenë të shumta.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=9xzXlaPhs-k?feature=oembed]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne