Sarajevë: Protestë kundër Trampit për njohjen e Jeruzalemit

Protestuesit boshjnake kanë dalur sot në rrugët e Sarajevës për të protestuar kundër vendimit të pesidentit

amerikan, Donald Trump, për njohjen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit.

Më se 100 protestues morën pjesë në këtë tubim të organizuar nga pjesëtarët e diasporës palestineze në Bosnjë-

Hercegovinë dhe grupet e tjera, që kanë bartur mbishkrime në gjuhën angleze, në të cilat kritikoheshin Trumpi dhe

Izraeli, ndërsa për Jerusalemin e quanin kryeqytet palestinez.

Shumë prej demonstruesve kishin ardhur në Bosnjë, derisa ajo ishte pjesë e ish-Jugosllavisë dhe kanë mbetur në këtë

vend edhe në ditët e sotme.

Më herët këtë muaj, presidenti Trump ka shpallur se Uashingtoni e njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Palestinezët pretendojnë se pjesa lindore e Jerusalemit do të jetë kryeqytet i shtetit të tyre të ardhshëm.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne