Satelitët “Galileo” vërtetojnë relativitetin e Ajnshtajnit

Satelitët europianë “Galileo” verifikojnë relativitetin e Ajnshtajnit me saktësinë më të lartë ndonjëherë, duke përllogaritur në mënyrën më të saktë se si ndryshimet e forcës gravitacionale ndryshojnë kalimin e kohës, një efekt i parashikuar nga kjo teori e përpunuar 100 vite më parë.

Ky studim është publikuar në revistën shkencore “Physical Review Letters” dhe vjen si rezultat i projektit “Great” i drejtuar nga njësia e kërkimit “Syrte” pranë Observatorit të Parisit dhe nga qendra gjermane “Zarm” që koordinohen nga zyra “Galileo Navigation Science Office” dhe Agjencia Hapësinore Europiane (ESA).

Sipas teorisë së relativitetit të Ajnshtajnit, ndryshimet e forcës së gravitetit ndryshojnë kalimin e kohës de për pasojë, për shembull, koha kalon më avash pranë një trupi qiellor të dimensioneve të mëdha.

Kjo do të thotë se për një orë në Tokë, që ndjen një fushë gravitacionale më të lartë, koha kalon më avash në krahasim me një orë të vendosur në një satelit rreth 20 000 kilometra lartësi, që është distanca ku ndodhen satelitët e sistemit “Galileo”.

Falë të dhënave të mbledhura në tre vite nga dy satelitët, që transportojnë një orë ultra atomike ultra të sakta, studiuesit kanë arritur të masin me shumë saktësi këtë efekt, duke përcaktuar se ndryshimet e forcës së gravitetit ndryshojnë kalimin e kohës për orat e dy satelitëve “Galileo”, në krahasim me orët në Tokë, me katër të mijtat e miliardit të sekondit për çdo 13 orë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne