Sateliti Turksat 5A në hapësirë në 2020-n, SpaceX interesohet me projektin turk të radhës

Sateliti Turksat 5A në hapësirë në 2020-n, SpaceX interesohet me projektin turk të radhës
Cenk Sen, drejtor i përgjithshëm i Operatorit Satelitor të Turqisë (Turksat), bëri me dije të mërkurën se sateliti Turksat 5A planifikohet të dërgohet në hapësirë në tremujorin e dytë të vitit të ardhshëm.
08.05.2019 ~ 08.05.2019
Sateliti Turksat 5A në hapësirë në 2020-n, SpaceX interesohet me projektin turk të radhës

Drejtuesja e lartë e kompanisë SpaceX, Gwynne Shotwell, e cila vizitoi pavijonin e Turksat-it në Panairin “Satellite 2019”, organizuar në kryeqytetin Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, realizoi një takim me drejtorin e përgjithshëm të Turksat-it, Cenk Sen dhe ndihmësin e tij, Huseyin Ertok.

Në një prononcim për mediat pas takimit në fjalë, ku u shkëmbyen informacione në lidhje me satelitët Turksat 5A dhe 5B, Sen deklaroi se aktualisht janë 3 satelitë komunikimi në flotën satelitore aktive të Turqisë, ndërsa vazhdon puna për ndërtimin e satelitit Turksat 6A, i pari tërësisht vendës dhe kombëtar i Turqisë.

Ai u shpreh gjithashtu shumë i kënaqur nga pjesëmarrja e Turksat-it në Panairin “Satellite 2019”, më i madhi në botë për satelitët.

“Si përfaqësues të kompanisë Turksat, operatori satelitor më i rëndësishëm i Turqisë, ne realizuam bisedime të ndryshme me prodhuesit dhe operatorët e satelitëve në kuadër të panairit. Takimet tona ishin shumë pozitive dhe produktive për vendin tonë”, theksoi Cenk Sen duke sqaruar se sateliti Turksat 5A, i cili do të lëshohet nga lokacioni 31 gradë – Lindje, do të dërgohet në hapësirë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020, nga platforma në Florida të SHBA-së.

Kurse Gwynne Shotwell u shpreh se kompania SpaceX është entuziaste për të punuar me Turksat-in dhe po shqyrton anijen kozmike “Starship” për të mbështetur projektin e radhës me kompaninë turke./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne