Sauditët dhe aleatët: Sanksionet kundër Katarit do të vazhdojnë

Arabia Saudite dhe aleatët e saj kanë njoftuar se marrëveshja e arritur ndërmjet SHBA dhe Katarit lidhur me luftën kundër terrorizmit është “e pamjaftueshme” ndërsa thekson se sanksionet anti-Doha do të mbeten në vend.

Të martën, Katari dhe SHBA nënshkruan një marrëveshje që synon luftimin e “financimit të terrorizmit” gjatë vizitës së sekretarit amerikan të shtetit Rex Tillerson në Doha. “Sot, Katari është vendi i parë që nënshkruan një memorandum marrëveshjeje me SHBA-në dhe u bëjmë thirrje vendeve që imponojnë rrethimin kundër Katarit për t’u bashkuar me ne si nënshkrues të këtij Memorandumi”, tha Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani i Katarit. Njoftimi u bë gjatë një konference të përbashkët shtypi të mbajtur në kryeqytetin e Katarit, pas një takimi midis Tillerson dhe emirit të Katarit Sheikh Hamim Al Thani./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne