“S’e ke bërë punën siç duhet”, Elisa Spiropali i përgjigjet për herë të parë Edi Ramës: Ka një vend për të folur me emra

Deputetja, njëherësh Koordinatorja e Bashkëqeverisjes me Qytetarët, Elisa Spiropali flet për herë të parë për kritikën që i adresoi në sy kryeministri Edi Rama, gjatë punimeve të Asamblesë Kombëtare, mbajtur të shtunën që kaloi.

E ftuar në “Mbrëmbje në ABC News” me gazetaren Mirela Milori, Spiropali i ështrë rikthyer edhe një herë momentit kur Rama e kritikoi në sy të të gjithëve duke i thënë: Elisa, nuk e ke bërë punën siç duhet”.

Spiropali, duket sikur e ka marrë me sportivitet dhe këtë moment e argumenton duke thënë: S’kam asnjë problem me këtë, përkundrazi, mendoj se procesi duhet të shkojë më thellë, më shumë se ç’tha kryeministri. Ka një vend për të thënë emrat dhe ka një vend për mos t’i thënë”, u shpreh Spiropali, ndërsa u pyet më tej nga Milori nis ekzistojnë këto emra.

“Prandaj po hyjmë në një analizë të tillë”, tha deputetja socialiste.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne