Sekretari Amerikan i Shtetit genjen! Në 22 mars 2018 në Shqipëri nuk u arrestuan dy terroristë iranianë

Në datë 22 mars 2018, Gazeta Impakt raportoi ekskluzivisht se në Tiranë policia e antiterrorit dhe shefat e tyre amerikane ndaluan dy iranianë, të dyshuar si terroristë. Por persona e ndaluar në Tiranë nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe njësia e anti-terrorit në policinë e shtetit që ishin shtetasit iranianë Seyed Mohammad Alavi Gronabadi dhe Firouz Bagher Nezhad Zenjabi nuk ishin terroristë por gazetarë. Ata u rrëmbyen nga antiterrori në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane duke sulmuar dhe skandalizuar Komunitetin Bektashian.

Ata u ndaluan në mënyrë të turpshme, por më pas, pasi antiterrori e kuptoi që ata ishin gazetarë, i liroi, ndërsa organizata MEK që mesa duket ishte pas këtij arrestimi, ngeli me gisht në gojë. Ndalimi i gazetarëve iranianë të ftuar në Shqipëri nga Komuniteti Bektashian ishte një incident madhor, dhe shkaktoi skandal për komunitetin e katërt fetar në vend.

Por edhe pse ndalimi i gazetarëve provoi të ishte një fals – flag operation, Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo i njohur në ambientet e CIA-s edhe si “Ajatollah Pompeo” – për urrejtjen dhe islamofobinë e tij ekstreme, ka publikuar së fundmi një raport të Departamentit të Shtetit për aktivitetin e iranianëve në Europë. Në raport GËNJEHET E THUHET se në datën 22 mars 2018, 2 operativë iranianë janë arrestuar në Shqipëri me akuzën e terrorizmit. Ndërsa në statusin e tij në Tëitter, Sekretari Amerikan i Shtetit shprehet se;

Regjimi i Iranit ka sjellë vuajtje dhe vdekje për botën dhe për popullin e vet. Vetëm në Europë, vrasjet, bombardimet, dhe sulme të tjera terroriste të sponsorizuara nga Irani kanë dëmtuar jetë të panumërta. Shpresoj që europianët ta ngrenë këtë çështje me Rouhani & Zarif në turin e tyre europian.

Publikimi i këtij FAKE NEWS-i nga “Ajatollah Pompeo” siç Pompeon e tallin koleget e tij në CIA – tregon edhe njëherë sesa e papërgjegjshme është administrata Trump. Aleancimi i saj me organizatën terroriste MEK, dëshira e John Boltonit për të djegur Iranin, pasi regjimet amerikane dogjën Irakun, Libinë, Somalinë, Afganistanin, Jemenin, Sirinë etj tregon sesa skizofrene qeveria amerikane e presidentit Trump është.

Përpjekja e “ajatollah Pompeos” që më Fake News, të influencojë politikën evropiane kundër Iranit, dhe ti nxisë evropjanët në një luftë të re në Lindjen e Mesme do të krijojë vetëm tragjedi, terrorizëm, luftë dhe dhunë në Evropë dhe Lindjen e Mesme.

Udhëheqësia e Evropës e cila sot po vuan nga disa miliona refugjatë që po mbysin Evropën, e ka shumë të qartë që “ajatollah Pompeo”, administrata Trump, skizofreni John Bolton etj duan të bëjnë medoemos një luftë të re terroriste në Lindjen e Mesme. Duke përdorur organizatën terroriste të Muxhahedinëve Iranianë, FAKE NEWS, duke u tërhequr nga marrëveshja nukleare me Iranin, luftedashesit që sot drejtojnë qeverinë amerikane do ti sjellin Evropës peshqesh disa miliona refugjatë iranianë pasi amerikanët të sulmojnë Iranin.

Evropa nuk duhet të hajë sapunin për djathë dhe të besojë FAKE NEWS-et e Pompeos me shokë. Irani mund të ketë gabimet e tija, por një gjë është e sigurtë. Në 22 mars 2018 në Tiranë, Shqipëri nuk janë arrestuar dy operativë iranianë me akuzë terrorizmi. Në Shqipëri u ndaluan dy gazetarë të pafajshëm, të cilët më pas u lanë të lirë. Mike Pompeo dhe regjimi amerikan gënjen. Prodhon Fake News, sikur prodhoi edhe më parë kundër Irakut, nga që do luftë dhe gjak në Lindjen e Mesme. Pompeo dhe mediat shqiptare qe perserisin deklaraten e tij, jane thjeshte GENJESHTARE.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne