Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të shkojë në Turqi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të shkojë për një vizitë zyrtare në Turqi më 16 prill.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike Stoltenberg do të takohet me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), Ministrin e Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare Nuretin Xhanikli (Nurettin Canikli) dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Hulusi Akar.

Në takimet e Sekretarit të Përgjithshëm pritet të vijnë në rend të ditës marrëdhëniet Turqi-NATO, Operacioni “Dega e Ullirit” që Forcat e Armatosura Turke ekzekutojnë në rajonin Afrin të Sirisë, lufta kundër terrorit, përgatitjet për Samitin e 2018-ës në Bruksel dhe temat rajonale./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne