Sekreti i hixhabit të Melanisë në Vatikan dhe i mosrespektimit të tij në Arabinë Saudite

Publikimi i disa pamjeve të Melania Trump, bashkëshortja e presidentit amerikan Trump, gjatë takimit të tyre me papa Francis i dytë në Vatikan, ka ngjallur polemika mbi mënyrën e veshjes së saj dhe respektimit të hixhabit nga Melania, gjë të cilin e ajo nuk e ka respektuar gjatë vizitës në Arabinë Saudite, që është një vend islamik dhe ku respektimi i hixhabit është i detyruar.

Gazeta angleze Week ka analizuar çështjen e respektimit të hixhabit nga Melania Trump gjatë takimit me papën dhe mosrespektimin e hixhabit gjatë vizitës në Arabinë Saudite. Sipas kësaj gazete, në kohën kur respektimi i hixhabit në Arabinë Saudite është e detyrueshme, Melania Trump ashtu si Mishel Obama dhe shumë politikane femra perëndimore, në kohën kur vizituarn Arabinë Saudite nuk kanë marrë parasysh respektimin e hixhabit. Mirëpo Melania Trump gjatë takimit me papën, në kushtet kur kisha katolike as nuk e detyron dhe as nuk e inkurajon respektimin e hixhabit, ka përdorur shaminë e zezë. Edhe vajza e saj Ivanka në takim me papën ka përdorur një rrjet të zezë për të mbuluar flokët e saj. Gazeta angleze shkruan se shkaku i respektimit të hixhabit nga Melania është se ajo është me origjinë sllovene dhe ka lindur në një zonë katolike tradicionale. Melania është e mendimit se në kohën e futjes edhe në kishën më të vogël, flokët duhen mbuluar dhe për këtë është e natyrshme mbulimi në një takim me papën. Ndërkohë shumë përdorues të rrjeteve sociale në botën arabe, mos veshjen e hixhabit nga Melania gjatë vizitës së saj në Arabinë Saudite e kanë quajtur ofendim për Arabinë Saudite dhe kulturën e këtij vendi./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne