Richard Silverstein

Po, është e vërtetë qëIzraeli po mbështet rebelët sirianë, megjithatë kjo mbështeje nuk mbaron vetëm me ndihmë dhe financim: Izraeli shpreson se rebelët do të shërbejnë si një bllokues kundër Hizbullahut dhe një Asadit që sa vjen e fuqizohet, megjithatë kjo ështënjë strategji që mund të dështojë shumë lehtë.

Në fillimin e këtij muaji, Wall Street Journal publikoi një reportazh të zhvilluar me një komandant rebel sirian dhe pesë luftëtarë të tij, të cilët konfirmuan sekretin më të keq që po mbahej i fshehtëtë konfliktit sirian: Izraeli po ndihmon drejtpërdrejt grupet rebele siriane si me ndihma humanitare ashtu edhe financiare.

Në këtë lajm bëhet me dise se, përfshirja e Izraelit në Luftën e Sirisë “është shumë më e thellë dhe më e koordinuar sesa mendohej më parë dhe kjo përfshirje konsiston në financimin e drejtpërdrejtë të luftëtarëve të opozitës pranë kufirit të saj prej viteesh tashmë.

Një ndër zëdhënësite grupit rebel Fursan al-Xhulan, Matasem al-Golaniështë shprehur për Wall Street Journal se “Izraeli është pozicionuar në anën tonë në një mënyrë heroike” dh vazhdoi duke thënë se, “Ne nuk do të kishim mundur tëmbijetonim pa ndihmën e Izraelit.”

Sipas këëtij lajmi, Izraeli i mundëson çdo muaj Fursan al-Xhulanit 5,000 dollarë –apo siç njihet ndryshe kjo organizat me emrin, Shpatat e Golanit–shumë e cila përdoret për të paguar pagat e luftëtarëve dhe për të blerë armë dhe municione për aktivitetet që kjo organizatë zhvillon në Golan kundër qeverisë siriane.

Nuk kisha dëgjuar kurrë më parë për një organizatë me emrin Fursan al-Xhulan. Megjithatë në një faqe online që ka për qëllim dokumentimin e konfliktit sirian gjendet një përshkrim ku thuhet se“Fuvxh al-Xhulan”është një milici që gjendet në Golan dhe qëështë aleate me regjimin e Asadit,kjo organizatë iështë dedikuar mbrojtjessë fshatrave Druze në këtërajon. Ndonëse dy emrat e organizatave janë të ngjashëm, nuk ka asnjë mundësi që të jemi përpara të jenë të njëjtit grup, veçanërisht duke pasur parasysh që komandanti i Fuvxh al-Xhulan, Mexhid Himudi, është një armik i përbetuari Izraelit, madje Izraeli ka organizuar dy herë atentate për ta vrarë.

Nga ana tjetër, mesa duket, Fursan al-Xhulan mendohet të jetënjë milici lokale dhe përbëhet nga pothuajse 400 luftëtarë. Fursan al-Joulan do të duket të jetë. Padyshim që duhet të ketë një lidhje me një grup më të madh islamik të këtillë si al-Nusra apo si al-Kaida, megjithatë nuk kemi akomainformacionin e duhur për të thënë me cilën ka lidhje. Wall Street Journalbën të qartë faktin se kjo organizatënuk është e lidhur në asnjë formë me Ushtrinë e Lirë Siriane, gjë që rrit gjasat që Fursan al-Xhulan është një grup islamik. Po kështu,ekziston një mundësi shumë e madhe që të ketë edhe grupe të tjera, ndoshta një numër shumë i lartë grupesh, të cilët Izraeli duhet të jetë duke i ndihmuar në mënyrë të ngjashme.

Më 22 qershor, korrespondenti për shefin e ushtrisë-sigurimit tëYediot Ahronot e ka konfirmuar vërtetësinë e lajmit tëWSJ dhe është shprehur në lidhje me motivimin për këtë të vërtetë:

“Një pjesë jo e parëndësishme e grupmeve të rebelëve sirianë në Golan kanë përqafuar ideologjinë ekstreme të Selefizmit të Xhabhat al-Nusra, një degë të al-Kaidës… përqasja që Izraeli ka vendosur të ndjekë në këtë rast është se pikëpamjet ekstremiste fetare të rebelëve sirianë janë më pak të rëndësishëm sesa kapaciteti i tyre për të luftuar armiqtë e Izraelit –në këtë rast, Iranin dhe Hizbullahun. Izraeli beson në bindjen se ajo që i intereson më se shumti rebelëve mbi të gjitha ideologjitë e tyre është të vazhdojnë të ekzistojnë, dhe pikërisht për këtë arsye është e mundur që të mund të blihet besnikëria e tyre përmes ndihmës materiale dhe financiare që ndihmon ata garantimin e mbijetesës së tyre.

Artikulli nëWall Street Journal jep një përshtypje se Izraeli nuk i merr parasysh gjithmonë bindjet, mendësitë dhe pikëpamjet e aleatëve të saj për aq kohë sa arrint’i përdorë ata në mënyrën më të dobishme për sigurinë e tij. Sipas këndvështrimittë Izraelit, armiku i armikut tim është miku im. Dhe nëse Xhabhat al-Nusra lufton kundër Shtetit Islamik në Golanin jugore, dhe ndërkohë të dyja këto palë luftojnë kundër Hizbullahut dhe ushtrisë siriane në rajonin e Deraas – atëherë çdo shkon më së miri.”

Kjo mënyrë e ndërveprimit të bazuar në shkëmbime të këtilla mund të funksionojë për Izraelin në një periudhë afatshkurtër, megjithatë e gjithë historia e rajonit është e mbushur me aleanca të këtilla të përkohshme, të cilat shpejt shndërrohen në armiqësi të mëdha, në momentin e parë qëndryshojnërrethanat. Një ish-aleat i një pale mundet lehtë dhe shpejt të kthehet në armikun më të keq të kësaj pale.

Dhe në të vërtetë, mallrat, përvoja dhe aftësitë e transferuara nga një palë tek tjetra gjatë periudhës sëaleancës i mundësojnë ish-aleatitqëtë kthehet në një armik edhe më të vështirë për t’u përballuar (Mjafton të kujtoni marrëdhënien muxhahidinë-talebanë në Afganistan). Çdo palë që merr pjesë në konfliktin brenda Sirisë, duke filluar nga Shteti Islamikderi tek al-Nusra mundet që në një moment në të ardhmen të vendosë që Izraeli është një objektivmë i favorshum për t’u goditur sesa armiqtë e tyre të mëparshëm. Kjo aleancë afatshkurtër interesash mundet të shndërrohet lehtësisht nënjë Golem të ankthshëm të krijuar nga vetë duart e Izraelit.

Çfarë kërkon Izraeli?

Lajmet e reja që po publikohen së fundmi konfirmojnë lajme të cilat unë i kam shkruar vetë vite më parë.Këto lajme që shkraja më parë kanë dokumentuar ndërhyrjen e gjerë të Izraelit në konfliktin sirian.Kjo ndërhyrje përfshin sulme të shumta ajrore kundër kolonave ushtaraketëarmëve të Hizbullahut dhe ato iraniane, rrëzimin e një avioni sirian i cili kishte hyrë disa metra në territorin e Golanit, i cili gjendet i pushtuar nga Izraeli , atentatet në të cilat kanë mbetur të vrarëkomandantëtë Hizbullahut dhe komandantë iranianë, dërgimin e pajisjeve ushtarake në njësitë e al-Nusrës, e cila vetëështë në bashkëpunim me al-Kaidën si dhe informime të drejtpërdrejta të inteligjencës ngakomandantët e grupimeve rebele tek oficerëte ushtrisë izraelite.

Të gjitha këto të vërteta hedhin poshtë pretendimet e pabazuara dhe të përsëritura të mediave (duke përfshirë edhe këtë artikull të WSJ) se Izraeli ka qëndruar si një palë neutrale në këtë konflikt.Pavarësisht se më këto lajme Izraeli kërkon që bota të besojë në neutralitetin e tij,ai është thellësisht i përfshirë në këtë luftë dhe kërkon të dobësojë ose të rrëzojë Bashar al-Asadin, sepse aleatët kryesorë të tij, Hizbullahudhe Irani janë armiqtë kryesorë të Izraelit.

Personalisht jam i mendimit serritja e shqëtësimit të Izraelit do të vazhdojë, sidomos për faktin se Asadi dhe aleatët e tij vazhdojnë të fuqizohen. Ata po dëbojnështetin islamikgjithnjë e më shumë drejt Sirisë lindore dhe, pasi e gjithë kjo të përfundojnë, ekzistonj një mundësi shumë e madhe që Asadi ta përqëndrojë vëmendjen e tij në perëndim të vendit, duke përfshirë këtu edhe Golanin, për të konsoliduar fitoret e tij territoriale që ka shënuar deri tani. Ky do të jetë momenti kur do të fillojë sporva e vërtetë.

Izraeli dëshiron një Siri të copëtuarë. Ai kërkon një vend të copëtuar nga mosmarrëveshjet etnike dhe fetare në mënyrë që të mund të vazhdojë tëdominojë Golanin dhe të mbrojë kufirin e tij verior. Sa larg është i gatshëm të shkojë Izraeli për të parandaluar Asadin që të rivendos kontrollin e plotë në vend?

Izraeli ka pasur mundësi të shumta për të negociuar një marrëveshje paqeje si me Bashar al-Asadinpo ashtu madje edhe më herëtme babain e tij. Megjjithatë i ka refuzuar të gjitha këto mundësi. Nuk dëshiron një marrëveshje me Asadin.

Për të shmangur një luftë të brendshme politike me forcat nacionaliste në lidhje me kthimin e Golanit, qeveria e krahut të djathtë të Izraelit preferon të mbajë pushtimin e saj të paligjshëm dhe të vazhdojë ta mbajë nëstatus quo. Për ta bërë këtë, duhet të vazhdojë të nxisë mosmarrëveshje dhe aventura ushtarake në Golan.

Goditja Paralajmëruese

Gjjatë ditëvetë fundit, në konfliktin e Sirisë kanë ndodhur shkallëzime të shumta për të cilat duhet të ngrihet një shqetësim. Irani ka bërë me dje se ka lëshuar raketa nga territori i tij për të sulmuar bazat qëndrore të shtetit islamik në Sirinë lindore. Kjo ngjarje na lë të kuptojmë se, forcat iraniane kanë përparuar teknikisht aq shumë saqë tashmë kanë aftësinë tëqëllojnë me armët e tyre dhe të godasin objektivat nga qindra milje largësi. Hera e fundit që Irani pati sulmuar një armik përtej kufijve të saj në këtë mënyrë është shënuar gjatë luftës Iran-Irak në vitet 1980.

Burime ushtarake anonime izraelite kanë përhapur pretendimet se asnjëra nga shtatë raketat që u qëlluan nuk i arritën objektivat e tyre, madje disa as nuk kishin arritur në territorin e Sirisë. Megjithatë, përveç faktit se këto burime mbeten të paidentifikuara, izraelitët nuk kanë paraqiturasnjë provë për pretendimet e tyre. Sigurisht qëështënë interesin e Izraelit qëtë përhapë një pretendimt të këtillë të rremë që do të dëmtonte aftësitë ushtarake të rivalit të tij kryesor rajonal.

Irani ka bërë me dije se ky sulm me raketa ishte një formëhakmarrjeje për një sulm të fundit terrorist nga kurdët iranianë në Teheran për të cilën ka zgjedhur t’i marrë kreditet shteti islamik. Meqënëse, për këtë sulm në të cilin mbetën të vrarë 17 vetë, kryesisht civilë,Irani ka fajësuar edhe Arabinë Saudite, kështu që sulmi me raketa është një paralajmërim i tërthorë ndaj sauditëve: “ashtu siç mund ta arrijmë shtetin islamik në Siri, ne mund të arrijmë edhe të godasim në Riad.”

Apo siç është shprehur edhe korrespondenti i Al Jazeera: “Sigurisht që këtë ngjarje duhet ta shohim në një kontekst më të gjerë gjeopolitik: do të jetë shumë interesante të shohim se cili do të jetë reagimi i vendeve të këtilla si Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, sepse Irani është duke treguar haptazi se mund të hakmerret dhe ndaj tyre.”

Më 18 qershor, një avion luftarak i SHBA-sërrëzoi një aeroplan lufte tëSirisë në fshatet e Rakkas, i cili kishte bombarduar një objektiv afër forcave rebele siriane të mbështetura nga SHBA-ja. Ushtria amerikane pretendon se këto ishin Forcat Demokratike të Sirisë (të cilët trupat ushtarake tëregjimit sirian i kishin shpërngulur nga qyteti), ndërsa vetëregjimi sirian pretendon se ishin luftëtarë të shtetit islamik. Forcat ajrore të SHBA-së kanë goditur të paktën edhe dy avionë të tjetë të trupave proregjimit.

Frika për shkak të fitores së Asadit

Të gjitha këto ngjarjen po zhvillohen pikërisht pas suksesit nëgjithnjë e mëshumë në rritje të Asadit në marrjen e territorve që më parë mbaheshin nën kontrollin e shtetit islamik. SHBA-ja, duke sulmuar avionët e luftës siriane po përpiqet të pengojë përpjekjet e Asadit. Kjo do të thotë se, në fakt politika amerikane në në një këndvështrim më të gjërë pasqyron të njëjtën politikë që ndjek Izraeli. Edhe administrata e Trumpit duket se nuk dëshiron një Siri të bashkuar, por një Sirinë të ndarë në pjesë etnike.

Aleati rus i Asadit reagoi me zemërim ndaj sulmit amerikan dhe anuloi përpjekjet kritike të pezullimit të konfliktitduke lënë kështu grupet e ndryshme që luftojnë në Siri të sulmojnëaksidentalisht njëri-tjetrin (zyrtarët amerikanë janë shprehur se kjo linjë e pezhullimit të sulmeve është ende në veprim). Më tej, Rusia njoftoi se çdo sulm i SHBA-së ndaj forcave ajrore siriane mund të rezultojë në konflikte të drejtpërdrejta me Rusinë.

E gjithë kjo është pjesë e një përshkallëzimi të përfshirjes së drejtpërdrjet të ShBA-së në konflikt, ku zënë vend bombardim i një autokolonie ushtarake siriane, një xhamije, dhe tani kjo ngjarje e fundit. Është e qartë se administrata e Trumpit po drejton ushtrinë tonë për të treguarforcën e saj në këtë terren lufte.

Problemi është se kjo është një fushë beteje shumë e populluar dhe ka shumë palë të përfshira, duke përfshirë këtu edhe Rusinë. Për shembull, aeroplani i rrëzuar ishte një bombardues rus Sukhoi. Gjithçka që pritet është vetëm një gabim i dytë për të kthyergjithë situatën në një situatë të përgjakshme, e cila mund të përfshijë partitë kryesore shumë më thellë sesakëto palë preferojnë të përfshihen.

Aleanca e re

Siria është vetëm një pjesë e një fushe shumë më të gjerë të konfliktit në rajon ku forcat sunnite, të financuara nga Arabia Saudite dhe shtetet e Gjirit veprojnë kundër pushteve Shia, të cilat janë nën kujdesin e Iranit dhe Hizbullahut.

Ndërsa koalicioni sunnit vazhdon të shënojë humbje në Siri, ky rivalitet është zhvendosur në vende të reja dhe madje edhe më të rrezikshme. Ultimatumi që i është dhënë Katarit për t’i dhënë fund marrëdhënieve të tij me Iranin dhe Hizbullahun është një shembull se si ndikueshmëritë e valëzuara të Sirisë mund të shkaktojnë një cunami në të gjithë Lindjen e Mesme.

Një aleancë gjithnjë e mësh shumënë rritje mes Arabisë Saudite dhe Izraelit shton edhe një element të rrezikshëm në këtë përzierje. Duken sikur të dyja këto palë ndajnë një dëshirë të përbashkët për një luftë me Iranin. Kur këto dy palë ishin të ndara, rreziku i një konflikti të tillë ishte më i vogël.

Me t’u bashkuar kundër një armiku të përbashkët, zinxhirët janë bërë lehtësisht të thyeshme.Duke mos lënë këtu pa përmendur edhekryengritjen e një princi të ri, ambicioz, që duket shumë pasionat për kurorën mbretëroe sauditedhe që duket te jetë shumë i gatshëm të përfshijë mbretërinë e tij në ndërhyrje të huaja i shton edhe më shumë rrezik këtij skenari.

Burimi : Middle East Eye / ML

84