Sekuestrohen mbi 30 mijë paund në Portin e Durrësit

Policia kufitare e Durrësit ka bllokuar dhe sekuestruar në port këtë të premte në dy raste, mbi 30 mijë paund. Sipas policisë, fillimisht, nga kontrolli në mjetin tip “Audi” që drejtohej nga 38-vjeçari me inicialet N.M., në çantë ju gjetën e bllokuan  një sasi paundësh që nuk i kishte deklaruar.

 

Edhe rasti i dytë u regjistrua po dy ditë më parë, ku personave me inicialet B.M. dhe F.Gj. 32 vjeçe e 41 vjeç, iu bllokuan sërish një sasi paundësh të padeklaruara.

 

Po ashtu rreth një muaj më parë, në Portin e Durrësit u sekuestruan rreth 3.4 milionë euro të padeklaruara në dy makina “Toyota”. Katër persona u arrestuan lidhur me ngjarjen e më pas u lanë në “arrest me burg” nga gjykata. Ndërsa dy të tjerë, të dyshuar si personat ku do shkonin paratë, janë ende në kërkim policor.

Burimi: Panorama

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne