Senati amerikan i dërgoi për dekretim Presidentit Trump projektbuxhetin e Pentagonit

Senati amerikan i paraqiti Presidentit Donald Trump për dekretim projektbuxhetin fiskal të Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) prej 717 miliardë dollarëve, i cili u miratua me 87 vota pro dhe 10 kundër.

Ky projektligj, i njohur edhe si Ligji i Autorizimit i Mbrojtjes Kombëtare, parashikon ndarjen e një buxheti prej 717 miliardë dollarëve për shpenzime të mbrojtjes, ku 639,1 miliardë dollarë janë për buxhet themelor, 8,9 miliardë dollarë për Departamentin e Energjisë dhe shpenzime të detyrueshme dhe 69 miliardë dollarë për Fondin e Operacioneve të Mundshme Jashtë Vendit, i cili ndryshe njihet si fondi i luftës.

Projektligji në fjalë në Asamblenë e Përfaqësuesve u miratua me 359 vota pro dhe 54 kundër.

Ndërkohë nga Pentagoni kërkohet që brenda 90 ditëve pas dekretimit të ligjit të përgatit një raport në lidhje me marrëdhëniet turko-amerikane.

Në projektligj kërkohet që ti ndalet dorëzimi i avionëve luftarak F-35 Turqisë deri në paraqitjen e raportit në Kongres.

Turqia në kuadër të projektit shumëkombësh të avionit luftarak të gjeneratës së re të tipit F-35 Lightning II, në të cilin ajo u përfshi në vitin 2002 e që udhëhiqet nga ShBA-ja, planifikon ti blejë 100 copë nga këta avionë.

Ndërkaq Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis në letrën e tij dërguar Kongresit më 7 korrik ka kundërshtuar iniciativat për ndalimin e shitjes së avionëve F-35 Turqisë duke thënë se “kjo do të shkaktojë pengesa në zinxhirin e furnizimit dhe do të ngrit koston e avionëve”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne