Senatorë amerikanë kritikojnë vendimin e Trump

Senatorët amerikanë kanë kritikuar vendimin e presidentit të SHBA-ve për të sulmuar Sirisë pa aprovimin e ligjor.

Gazeta amerikane “New York Times” në një artikull të saj ka shkruar se Teem Kaen, senatori demokrat, vuri në dukje faktin se vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të sulmuar Sirinë pa miratimin e Kongresit, ishte i paligjshëm dhe tha se veprimi i Trump mund të shndërrohet në një metodë shumë të rrezikshme. Ed Rojes, përfaqësuesi republikan në Kongres dhe kryetari i komitetit për marrëdhënie të jashtme, gjithashtu ka deklaruar se ky komitet në ditët e ardhshme mund të zhvillojë një takim për të shqyrtuar politikat e Amerikës në rajonin e Lindje së Mesme. Senatori Chuk Schumer, lideri i pakicës demokrate, gjithashtu e ka paralajmëruar administratën e Amerikës rreth përfshirjes në një luftë më të madhe në Siri. Tomas Misi, përfaqësues i republikanëve, gjithashtu me anë të një mesazhi të publikuar në Twitter, ka shkruar se nuk mund të kujtohet ndonjë ligj që i ka dhënë leje presidenti amerikan për ta sulmuar Sirinë. Edhe disa senatorë të tjerë republikan kanë paralajmëruar Donald Trump se duhet të respektojë ligjin dhe në fushën e sulmeve të Amerikës kundër Sirisë, duhet të bashkëpunojë më tepër me Kongresin./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne