Senatorët amerikanë takohen me terroristët iranianë në Tiranë

Pas John Carry, John Bolton,  McCain brenda një kohe të shkurtër,  tani edhe 4 senatorët amerikanë takojnë në Tiranë kryetaren e kultit Rajavi, ose terroristët iranianë që ndodhen në Shqipëri.

Një delegacion i lartë nga Senati i Shteteve të Bashkuara takohet me Maryam Rajavi,  dhe diskutoi për gjendjen e anëtarëve të organizatës, zhvillimet më të fundit në Iran dhe Lindjen e Mesme si dhe zgjidhjet për t’i dhënë fund krizës aktuale në atë rajon.

Delegacioni i Senatit ishte i përbërë nga senatorë Roy Blunt, nënkryetar i Konferencës Republikane dhe anëtare e ndarjeve, zgjedhjeve të inteligjencës, rregullave dhe administratës, komisioneve të tregtisë, shkencës dhe transportit; John Cornyn, kryetari i shumicës dhe një anëtar i Komisioneve të Gjyqësorit, Zgjedhjeve të Inteligjencës dhe Financave; Dhe Thom Tillis, një anëtar i komisioneve të Shërbimeve të Armatosura, Gjyqësorit, Bankave, Çështjeve të Strehimit dhe Çështjeve Urbane dhe Veteranëve.

Takimi, në një nga qendrat e MEK në Shqipëri, u iniciua nga senatori Roy Blunt, ndërsa delegacioni ishte në një vizitë në Shqipëri.

I udhëhequr nga Senatori Blunt, delegacioni uroi zhvendosjen e sigurtë të të gjithë terroristëve të Camp Liberty jashtë Irakut dhe i uroi atyre sukses në luftën e tyre shkatërruese për pushtet në Iran. .

Maryam Rajavi, kryetarja e kultit terrorist që mesa duket e kanë përzënë nga Parisi për tu strehuar nga Rama dhe amerikanët në Shqipëri, theksoi se përmbysja e regjimit të Teheranit ishte një parakusht për t’i dhënë fund krizës dhe luftës në Lindjen e Mesme, si dhe theksoi që amerikanët  tia nxijnë edhe më shumë jetën popullit  iranian me embargo dhe luftë.

Si shqiptarë, ne shqetësohemi pse amerikanët dhe figurat e tyre më të larta,  i japin kaq rëndësi një grupi  të shpallur terroristë para disa vitesh nga OKB, sidomos tashmë që situata e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Iranit është e tensionuar.

Po ashtu ky fakt nuk u pasqyrua nga sqarimet e vizitës së senatorëve që Ambasada Amerikane në Tiranë dha për mediat.

Kujtojmë se ende nuk dihen kushtet e marrëveshjes që shteti shqiptar ka me amerikanët për strehimin e këtij grupi militar terrorist,  ku mbetet konkret dyshimi për aktivizimin e tyre si luftëtarë opozitarë sic është bërë me grupe të ngjashme në Siri nga amerikanët.

Tashmë kjo tendencë për të paraqitur grupet terroriste si opozitë demokratike, u provua në Siri që nuk funksionoi, ndaj ky grup militar terrorist që ka vrarë e masakruar civilë, ky kult i cuditshëm idhujtar, duhet të gjejë metoda të reja për të ikur nga vendi ynë njëherë e përgjithmonë, para se ta kthejë Shqipërinë në një vatër e kamp militar lufte kundër Iranit apo ndonjë shteti tjetër që amerikanët mund të sulmojnë në të ardhmen.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne