Senatorët amerikanë: Trump të raportojë për transfertat bankare me Arabinë Saudite

Disa prej krerëve të Partisë Demokrate në Senatin e Amerikës kanë kërkuar nga presidenti i këtij vendi që të japë raport në lidhje me shkëmbimet bankare me Arabinë Saudite.

Kanali televiziv Al Mejadin të enjten raportoi se senatorët besojnë se shpenzimet e qeverisë saudite në institucionet familjare të Donald Trump, presidentit të Amerikës, kanë krijuar pyetje dhe dilema shqetësuese.

Në bazë të këtij raporti, senatorët demokratë kanë kërkuar nga Donald Trump që të krijojë rast të mjaftueshëm për të shqyrtuar rolin e qeverisë saudite në ngjarjen e rastin e zhdukjes së Jamal Khashoggi.

Në lidhje me këtë çështje Bob Corker, senatori republikan dhe kryetari i komitetit për marrëdhënie me jashtë në Senatin e Amerikës, deklaroi: “Administrata e Trump ka vendosur që t’i mos i japë Senatit kurrfarë informacioni në lidhje me rastin e Jamal Khashoggi”.

Corker është shpreh optimist që CIA të mos e paraqet një imazh të bukur të sauditëve në rastin vrasjes së Jamal Khashoggi.

Ndërkohë gazeta amerikane “New York Times” të enjten (sot) ka njoftuar se CIA ka në dispozicion dokumente të cilat tregojnë rolin e Muhamed bin Selman, princit të kurorës së Arabisë Saudite në vrasjen e Jamal Khashoggi.

Nga ana tjetër faqja informative “Middle East Eye” ka zbuluar se shtatë persona të akuzuar për vrasjen e Jamal Khashoggi gazetarit kritik saudit, janë pjesëtarë të sigurimit personal të Muhamed bin Selman.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, Trump të mërkurën në reagimin më të fundit në lidhje me rastin e Khashoggi, përsëri ka theksuar mbështetjen ndaj regjimit Al Saud.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne