Senatori amerikan kërkon ndryshimin e qëndrimeve të Amerikës kundrejt Iranit

Një prej senatorëve amerikanë ka kërkuar nga Uashingtoni të ndryshojë qëndrimet kundrejt Iranit, Arabisë saudite dhe regjimit sionist.

Berni Sanders, e cilësoi të domosdoshme ndërprerjen e ndihmave ushtarake amerikane për Izraelin dhe njëkohësisht kërkoi përmirësimin e marrëdhënieve të Amerikës me Iranin. Ky senator amerikan vuri në dukje se Amerika duke pasur parasysh zgjedhjet demokratike presidenciale në Iran, duhet të mbajë qëndrim më të balancuar kundrejt Iranit. Ai ka akuzuar Uashingtonin se është bashkëpunëtor në pushtimin e rajonit BPLJ nga ana e izraelit. Ish kandidati për president në Amerikë tha se po ndjek me vazhdimësi uljen e ndihmave prej 3.5 miliard dollarë të Amerikës për Izraelin. Kjo ndihmë ushtarake është një pjesë e ndihmës prej 38 miliard dollarë që Amerika do t’i japë Izraelit brenda 10 viteve të ardhshme. Sanders gjithashtu kërkoi që Izraeli t’i japë fund pushtimit të Palestinës. Berni Sanders senator amerikan ka kritikuar politikat e jashtme të Amerikës kundrejt Arabisë Saudite dhe ka thënë se Amerika nuk merr parasysh se Arabia Saudite nuk është një vend demokratik dhe se ajo ka luajtur rol shumë negativ në arenën ndërkombëtare./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne