Lista Serbe ka festuar fitoren në zgjedhjet parlamentare të Kosovës. Kjo parti ka fituar shumicën e votave të serbëve të Kosovës dhe festa ka filluar menjëherë në sheshin e Mitrovicës veriore.

Serbët thanë se ngelen faktor në Kosovë dhe pa ta qeveria në Prishtinë nuk mund të formohet.

Marko Gjuriç, i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, foli në emër të Listës Serbe, duke thënë se serbët dëgjuan thirrjet e Beogradit, andaj morën pjesë në numrin më të lartë.

“Është një fitore e madhe për popullin serb. Nga sot, askush nuk do të mundë të largojë serbët nga Serbia dhe të drejtat e tyre dhe as Serbinë nga interesat e saj në Kosovë”, tha Gjuriç.

Lista Serbe ka bërë fushatë me idenë se vota për ta nënkupton një luftë kundër formimit të ushtrisë së Kosovës dhe ruajtje të pranisë së Serbisë.

11