Serbët e veriut të Kosovës në protestë “kundër aneksimit të Mitrovicës nga Prishtina”

Serbët protestojnë kundër vrasjes së serbëve, taksës dhe aneksimit të veriut. Milan Ivanoviq, drejtor i Spitalit në Mitrovicën veriore, ka deklaruar para protestuesve serbë se po protestojnë kundër vrasjeve së serbëve, kundër taksës dhe aneksimit të veriut. “Kjo është protestë qytetare nga qindra që i kemi mbajt kundër vrasjes së serbëve, anti-taksës. Ndërsa sot kundër idesë së aneksimit të veriut. Këta të jugut po thonë se dëshirojnë të na bashkojnë. Por në fakt dëshirojnë të na e humbin lirinë. Nuk do të lejojmë dhe do të mbrohemi përmes të gjitha rrugëve dhe nuk do të lejojmë as marrjen e Gazivodës”, ka deklaruar Ivanoviq. Këto deklarata ai i ka dhënë gjatë një proteste, për siç kanë thënë ata “kundër aneksimit të Mitrovicës nga ana e Prishtinës”. “Po dëshirojnë edhe Trepçën të na marrin. Jemi më shumë se në disa tubimeve të opozitës në Beograd. Nuk do të lejojmë pastrim etnik dhe dhunën ndaj nesh. Prostatat tona janë organizuar nga qytetarët që jetojnë këtu dhe jo nga ato të sponsorizuara. Ne e dimë synimet e tyre. Thonë që Kosova është e humbur dhe i përket shqiptarëve, por kjo s`do të ndodh. Jemi mjaftueshëm shumë këtu që të mos lejojmë këtë të ndodh”, ka thënë Ivanoviq. Nevenka Ukqeviç, përfaqësuese e punëtoreve të Trepçës, deklaroi se: “Përfaqësuesit politik që pritet të sjellin statusin e ri për Trepçën duhet ta dinë se në atë dokument nuk ka asgjë të mirë”. Ndërsa Rade Gërbiq, rektor i Universitetit në Mitrovicë ka thënë se atyre po u cenohen të drejtat elementare. “Do të vazhdojmë të jemi këtu përkundër presioneve. Edhe njëherë po tregojmë se po na cenohen të drejtat elementare dhe se nuk do të lejojmë aneksimin. Nëse institucionet tona nuk do të jenë nën autoritetin e Serbisë nuk do të ketë as serbë në veri”, tha Ukqeviç. Gjatë kësaj proteste, kryetari i Listës serbe, Igor Simiq, në deklarimet e tij për mediat serbe u ka bërë thirrje qytetarëve të pjesës veriore të Mitrovicës për të protestuar kundër “aneksimit të pjesës veriore të Mitrovicës”, e cila do të mbahet sot në mesditë përpara zyrave të EULEX-it dhe Bashkimit Evropian.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne