Serbët hodhën kokën e derrit në furrën e shqiptarëve në Beograd (Video)

Dhjetëra banorë të një lagjeje në Beograd, pasditen e së shtunës kanë bllokuar furrën e një shqiptari, vetëm pse ai ishte shfaqur në Facebook, me një foto ku e bënte shqiponjën.
Me letra që mbajnë hartën e Kosovës nën flamurin serb është mbushur vitrina e këtij lokali, në pjesën e tij të jashtme.

Aty po bëhet thirrje se “harmonia është disfatë e djallit”.
“Sapo është bllokuar furra e shqiptarëve në Borçë, për të shkak të propagandimit të Shqipërisë së Madhe. Stop prodhimeve shqiptare në Serbi”, thuhet në tekstin e një përshkrimi në një faqe në Instagram, që ka postuar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes. “Harmonia është disfatë e djallit”, thuhet më tej aty. Ky postim ka marrë dhjetëra mesazhe përkrahëse nga serbët e tjerë.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë disa fotografi dhe video nga kjo protestë, ndërsa brenda furrës është hedhur edhe një kokë derri si nënçmim ndaj shqiptarëve myslimanë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne