Serbët provokojnë në veri me pankarta në ditën e pavarësisë së Kosovës

Ndërkohë që Kosova Kosova po feston 10-vjetorin e Pavarësisë së saj, veriu i Mitrovicës është zgjuar me pankarta kundër kësaj pavarësie nëpër mure. Kudo nëpër qytet shfaqen postera të tilla, ku shihen duar të prangosura, në të cilat shkruhet ’10 vjet pushtimi të Kosovës e Metohisë’.

Mbishkrimi përveç në gjuhën serbe dhe alfabetin cirilik, është shkruar edhe në shqip dhe anglisht. Mësohet se përmes këtyre pankartave, qytetarët serbë të veriut dërgojnë mesazh se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se ajo është e ‘pushtuar’ nga Bashkësia Ndërkombëtare. KosovaPress ka tentuar të kontaktojë me përgjegjësit e policisë në veri të Mitrovicës, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne