Serbi – Ana Brnabiç, gruaja dhe homoseksualja e parë në postin e kryeministres

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, emëroi të enjten Ana Brnabiç, një femër që shprehet hapur si homoseksuale, në postin e kryeministres, një vendim historik në këtë vend shumë konservator…

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, emëroi të enjten Ana Brnabiç, një femër që shprehet hapur si homoseksuale, në postin e kryeministres, një vendim historik në këtë vend shumë konservator.

“Kam vendosur t’i propozoj Parlamentit Ana Brnabiçin në postin e kryeministres. Ajo ka aftësitë personale dhe profesionale për të ushtruar këtë funksion”, deklaroi presidenti serb për median.

Ana Brnabiç, aktualisht është ministre e Administratës Shtetërore dhe e Vetëqeverisjes Lokale.

Brnabiç do të jetë gruaja dhe njëherësh homoseksualja e parë, që e shpreh hapur, në krye të një qeverie në Serbi.

Madje ajo do të jetë kryeqeveritarja e parë në Ballkan, që e shpreh hapur homoseksualizmin e saj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne