Serbi – Protestë antiqeveritare në Beograd: “Stop këmishave të përgjakura”

Një protestë antiqeveritare në moton “Stop këmishëve të përgjakura” u mbajt të shtunën në mbrëmje në kryeqytetin Beograd të Serbisë.

Qindra demonstrues, të cilët u mblodhën përpara Fakultetit të Filozofisë së Universitetit të Beogradit në përgjigje të ftesës së opozitës, marshuan drejt godinës së Radiotelevizionit të Serbisë (RTS).

Të pajisur me pankarta me mbishkrimet “Stop këmishëve të përgjakura”, “Për sundimin e ligjit dhe drejtësinë”, “Kundër terrorizmit të pushtetit” dhe “Evropë, përse hesht?”, protestuesit hodhën slogane antiqeveritare.

“Dëshirojmë që me këtë marshim protestues të tregojmë se jemi kundër çdo lloj forme të dhunës që pushteti aktual po përdor kundër qytetarëve të Serbisë, qoftë ajo fizike, verbale, dhunë mediatike apo presione ndaj individëve”, u tha në njoftimin e organizatorëve të demonstratës.

Sipas njoftimit në fjalë, shkak konkret për shfaqjen e pakënaqësisë së qytetarëve në rrugë është sulmi me shufër hekuri i pak kohëve më parë ndaj liderit të Partisë së Majtë të Serbisë, Borko Stefanoviç, në Krushevc; por edhe për të evokuar të gjithë qytetarët, gazetarët, aktivistët e sektorit civil dhe politikanët e sulmuar deri më sot.

Në protestë s’kishte simbole partiake dhe në të morën pjesë studentë, qytetarë, të persekutuar, sindikata, lëvizje lokale dhe opozita.

Për shkak të kësaj proteste, e cila u mbështet edhe nga mjaft liderë opozitarë, shumë rrugë të Beogradit u mbyllën për trafikun e makinave.

Marshimi protestues u mbajt nën masa të gjera sigurie dhe përfundoi pa incidente.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne