Serbi – Vuçiç: Do të bëjmë gjithçka për një kompromis me Kosovën

Ne do të bëjmë gjithçka për arritjen e një kompromisi me Kosovën, pavarësisht se është e qartë se jo çdokush e kërkon këtë kompromis, deklaroi Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit me eurokomisarin e Zgjerimit, Johannes Hahn.

“Negociatat janë detyrim. Thënë kjo, edhe 10 vite bisedime janë më mirë sesa një orë konflikt apo luftë”, theksoi Vuçiç.

“Serbia do të jetë faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon”, shtoi ai./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne