Serbia është promovuesja kryesore e kësaj thirrje ugërzezë, ndërsa njerëzit që e përhapin atë janë ‘ushtarët’ e saj

Analisti i njohur i Lindjes së Mesme dhe Turqisë, Dr. Mustafa Bajrami ka shkruar mbi ngjarjen vandale që ka ndodhur dje, ku ekstremistë katolikë kanë djegur flamurin e Turqisë, sikur edhe sharjet ndaj popullit vëlla turk dhe thirrjet për vrasjen e tyre.

Këto thirrje, siç shkruan Bajrami, janë thirrje fashizoide dhe të porositura nga Serbi dhe janë ogurzeza , kurse njerëzit që i përhapin ato  janë “ushtarë” të Serbisë.

Për më tepër Bajrami ka shkruar se thirrjet e Serbisë dhe deklarimet fashizoide kundër Turqisë dhe vëllezërve tanë turq në Kosovë  janë pjesë e fushatës anti-Turqi e nxitur nga disa individ të caktuar caktuar brenda trojeve shqiptare dhe disa të tjerëve që veprojnë nëpër disa vende evropiane.

Postimi i plotë i Bajramit:

Deklarimet fashizoide të kohëve të fundit kundër Turqisë dhe kundër vëllezërve tanë turq në Kosovë janë rezultat (sidomos) i një fushate dhe atmosfere anti-Turqi e krijuar, sponzorizuar dhe e nxitur nga individë të caktuar brenda trojeve shqiptare dhe disa të tjerëve që veprojnë nëpër disa vende evropiane. Këta individë ka kohë që po zhvillojnë një fushatë terrorizuese kundër atyre që herë pas here shkruajnë për Turqinë apo që i dalin në krah popullit turk në momente të vështira.

Thirrja për dëbimin tonë kah Arabia apo Anadolli janë nga e njëjta platformë. Serbia është promovuesja kryesore e kësaj thirrje ugërzezë, ndërsa njerëzit që e përhapin atë nëpër rrjete sociale janë “ushtarët” e Serbisë. Të Serbisë e cila për dekada punon ta zbrazë Kosovën nga shqiptarët.

Andaj, mendoj unë, ka ardhur koha që shteti jonë dhe Shqipëria të veprojnë drejt e pa u hamendur. Duhet ndaluar këto thirrje para se ato të marrin përmasa edhe më shqetësuese.

Ndjehem shumë keq dhe i irituar në zemër kur shoh njerëz që djegin flamurin e Turqisë, kur shajnë popullin vëlla turk me nanë e me babë e kur bëjnë thirrje për vrasjen e tyre. Shqiptarët në Turqi kanë qenë dhe janë njerëz që respektohen ndoshta më shumë se cili do komb tjetër atje. Fjala “arnaut” në Turqi është ekuivalent me fjalën “vlerë” e me fjalën “burrni”, ndërsa në këtu turqve ua djegim flamurin dhe bëjmë thirrje për vrasjen e tyre(!)

Gjergj Dedaj duhet të ndjejë përgjegjësi së paku morale për këto nxitje…

Burimi: Kosova post

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne