Serbia i kërkon zyrtarisht Zaevit që të tërheqë njohjen e Kosovës

Kryeministrja serbe Ana Brnabic ka vazhduar me politikën e shtetit serb kundër shtetësisë së Kosovës, sidomos në çështjen e njohjeve.

Tani kryeministrja Brnabic i dërgoi letër edhe Zoran Zaevit, i cili udhëheqë shtetin që ka mbi 30 përqind të popullsisë shqiptare.

Kjo letër kërkon nga Zaev ta tërheqë njohjen për Kosovën, e cila kërkesë i ishte drejtuar edhe vendeve të tjera të rajonit por edhe anëtarëve të OKB’së.

Madje, Brnabic ka shkuar deri aty sa para disa ditësh i kërkoi edhe Shqipërisë ta tërheqë njohjen për Kosovën, edhe pse dihet botërisht relacioni që kanë shteti shqiptar dhe ai kosovar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne