Grupi Punues për zgjerim në Bashkimin Evropian ka pranuar një propozim për të negociuar pozicionin e një kapitulli të ri të negociatave me Serbinë.

Ky kapitull që është i nënti, ka të bëjë me shërbimet financiare, merr vesh Vecernji Novosti nga burimet e saja brenda administratës së BE-së, përcjellë Klan Kosova.

“Disa zyrtarë shtetëror janë pajtuar që ky kapitull të hapet pa bërë asnjë komentim”, kanë thënë për mediumin serb nga BE.

Më tej thuhet se ky është për përparim, që po shkon sipas ritmit dhe se pritjet janë që çdo gjë të jetë gati për Konferencën Ndërqeveritare për hapjen e kapitujve se cila pritet të mbahet më 11 apo 12 dhjetor.

 

 

 

 

 

 

36