Serbia “sajon” konferencë paqeje për Kosovën

Beogradi zyrtar përpiqet të vazhdojë lojërat politike në mënyrë që të mjegullojë sa më shumë pavarësinë e Kosovës, por që edhe vetë ta shtyjë njohjen e saj.

Nga atje tani trumbetohet ideja e shpikur prej saj për mbajtjen e një të ashtuquajture konference paqeje për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Sikur kjo zgjidhje të mos kishte ndodhur që me përfundimin e luftës më 1999 dhe pastaj vulosur me shpalljen e pavarësisë dhe njohjen e saj nga më shumë se 100 shtete të botës, nga të cilat fuqi botërore, si SHBA, Britania, Gjermania, Franca, Italia, Japonia…

Në fakt, propozimin për mbajtjen e një konference paqeje mediet në Serbi ia atribuojnë zëvendëskancalerit të Austrisë Heinz Christain Strahe.

Këtë  propozim Strahe gjoja e ka bërë gjatë një takimi me përfaqësuesit e bashkësisë serbe në Austri.

Kjo ide, sipas analistëve serbë, tregon se dialogun ndërmjet Serbisë e Kosovës në Bruksel Vjena nuk e sheh si mundësi që do të rezultonte me arritjen e marrëveshjes detyruese juridike ndërmjet dy vendeve.

Lidhur me këtë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se deri tani nga Austria nuk e ka marrë këtë propozim. Ai ka përkujtuar se gjatë takimit me kancelarin austriak Sebastian Kurz nuk e ka dëgjuar këtë ide.

“Kjo nuk çështje për të cilën duhet nxituar e vepruar me lehtësi duke marrë vendime të ngutshme. Për të duhet kohë për t’u menduar e pasta të jepet përgjigja e duhet. As nuk e nënçmojmë dhe as nuk e lavdërojmë propozimin, thjesht duam vetëm ta shohim nëse ekziston vërtet ai propozim, kush e ka bërë dhe pas kësaj Serbia do t’i japë propozimet e veta”, citon Tanjug të ketë thënë Vuçiqi i cili ka shtuar se është e sigurt se Serbia nuk do ta njohë Kosovën.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne