Serbia shpalli fajtorë pesë serbë për krime kundër myslimanëve

Drejtësia serbe pranoi shpalljen fajtorë të pesë serbëve për krime lufte kryer kundër myslimanëve të Serbisë gjatë konfliktit që shkatërroi Bosnjën nga viti 1992 deri në 1995.

Ata dyshohen se kanë qenë anëtarë të një grupi paraushtarak serb, që, më 27 shkurt 1993, ndaluan një tren në një stacion të vogël hekurudhor në kufijtë e Serbisë dhe Bosnjës.

Njëzet persona, kryesisht myslimanë të Serbisë, me origjinë nga rajoni i Novi Pazar, ishin detyruar të zbrisnin me forcë.

Novi Pazar është qyteti kryesor i rajonit serb të Sandzakut (Sanxhak), me shumicë boshnjake myslimane.

Pas torturave ata ishin vrarë. Trupat e tyre të pajetë ishin hedhur në lumin Drin./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne