Serbisë i “falet” gabimi që nuk e arrestoi Gruevskin

Zëvendësministri i Drejtësisë i Maqedonisë, Oliver Ristovski, vlerësoi se Serbia nuk ka qenë e obliguar ta ndalojë apo ta arrestojë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski. Ristovski e arsyetoi këtë me faktin se për Gruevskin gjatë asaj kohe nuk ka pasur fletarrest ndërkombëtar. Ai tha se asnjë përfaqësues nga Qeveria e Maqedonisë nuk drejtoi kritika për Serbinë, as që kërkoi shpjegime. “Asnjë shtet fqinj nga ku ka kaluar Gruevski nuk ka qenë i obliguar të arrestojë për vepra që janë bërë në Maqedoni#, deklaroi Ristovski, në bisedën për gazetën “Politika”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne