Serbo-shqiptari me mjekër të gjatë vendoset në pullat postare maqedonase

Maqedonia me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së sllavo-shqiptarit Skënderbe, ka vendosur që ta respektojë dhe nderojë sikurse shtetet fqinje Serbia dhe Shqiperia, duke emetuar pulla me portretin e tij.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ambasadori shqiptar në Maqedoni, Fatos Reka përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

“Posta e Maqedonisë ka emetuar pullën postare për të nderuar 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, shkruan Reka.

Heroi ynë kombëtar, që bën krenar çdo shqiptar, u bë pjesë e historisë si një nga gjeneralët dhe strategët më të mëdhenj të kohës.

Ndonëse kishte me vete një ushtri të vogël, ai mundi të përballonte dhe të shkatërronte taborret e ushtrisë osmane, më të organizuarat e kohës, si një burrë i madh shteti, që udhëhoqi luftën kundër pushtuesit osman. Skënderbeu shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të vendit dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne