Serialet dhe filmat turq rrisin ndjeshëm eksportin e Turqisë në Gjirin Persik

Serialet dhe filmat turq kanë rritur eksportin elektronik (blerje online) të Turqisë nga vendet e Gjirit Persik.

Dyqani virtual Bazarea, që ka rreth 200 milionë përdorues të e-tregtisë (tregti elektronike) në hapësirën gjeografike arabe, e ka të vështirë të përballojë kërkesën e lartë të tyre për kapele, tespihe, unazë dhe aksesorë të Ertugrulit (Seriali Zgjimi-Ertugrul), si dhe bakllava, llokume dhe kafe turke.

Përdoruesit e e-tregtisë në Lindjen e Mesme ndjejnë më shumë interes për vlerat kulturore të Turqisë se sa nga hapësirat e tjera gjeografike.

Turqia ka një vlerë marke unike. Veçanërisht në produktet kulturore ka një interes të pabesueshëm.

Bazarea hyri në tregun e Gjirit me gastronominë e kuzhinën turke, me produkte kozmetike dhe aksesore turke.

Kjo platformë ka vetëm 2 muaj që është krijuar dhe është ndeshur me një kërkesë 3 herë më të madhe se sa ajo që pritej.

Më shumë kërkesë për produktet turke vjen nga Arabia Saudite.

Në këtë vend me popullsi 32 milionë banorë ka mbi 10 milionë përdorues të tregtisë elektronike.

Përdoruesit e e-tregtisë në Arabinë Saudite përbëhen nga persona me nivel të lartë të ardhurash./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne