Seriali turk Ertuğrul mund të zëvendësojë serialin Game of Thrones

Seriali i famshëm televiziv Ertuğrul është seriali që shumë admirues të serialit Game of Thrones duhet ta shohin, sugjeron e përditshmja britanike Metro, e cila e vlereson serialin turk për skenarin, dramën dhe aktorët e tij.

“Ringjallja (Diriliş: Ertuğrul) është nje serial i stilit të serialit Game of Thrones, por që ne nuk e kishim ditur deri para një jave”, thuhet në raportim. Vihet në dukje se seriali është i mrekullueshëm për tu ndjekur pasi secili episod zgjat për rreth dy orë dhe deri tani kane dalë katër sezone të serialit.

Duke iu referuar Engin Altan Düzyatanit, i cili luan rolin e liderit Ertuğrul ngjashëm me “Xhon Snow-in” e ri, raporti thekson se drama e shekullit të 13-të ofron një ide për gjendjen e perandorive dhe principatave në Anadoll dhe rajonet përreth, që përfshin edhe Perandorinë Bizantine dhe Kryqëzatat, madje edhe më shumë.

Që nga publikimi i tij në kanalin televiziv turk shtetëror TRT1 në vitin 2014, seriali Ertugrul ka tërhequr vëmendjen e audiencës televizive në të gjithë Turqinë dhe në mbarë rajonin.

Ngjarjet bazohen në historinë e turqve Oghuzë në shekullin e 13-të. Seriali përqendrohet tek jeta e Ertugrulit, babait të Osmanit I, udhëheqësit të turqve osmanë të mëvonshëm, themeluesit të dinastisë që drejtoi dhe sundoi Perandorinë Osmane./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne