“Shajnë e bëjnë të fortin”, shihni si tallen gjermanët me nacionalistët shqiptarë (VIDEO)

Faqja gjermane “Trend Blitz” ka postuar një video ku në një farë mënyre ‘përqeshin’ shqiptarët.
Të shumtë janë shqiptarët që kanë kërkuar azil në Gjermani, dhe për këtë arsye vendasit e kanë krijuar një përshtypje për ne.
Ata kanë dhënë imazhin e një mashkulli shqiptar që i pëlqen të bëjë të fortin, që bën shqiponjën vend e pa vend dhe që sigurisht shan në mënyrën më banale.
Në fund videon e kanë mbyllur me këngën kokaina të Mozzik, por në asnjë pjesë të videos nuk kanë lënë pa përfshirë dicka që i karakterizon shqiptarët: natyrën energjike dhe shumë impulsive./ bw

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne