Shalqiri, ushqim i cili ju mban energjik me orë të tëra

Imagjinoni veten duke ecur në dyqan dhe t’jua kap syri pjesën e shalqinjve, të cilët mbajnë etiketa me këtë përshkrim: “USHQIM I CILI DO T’JU BËJË MË ENERGJIK PËR ORË TË TËRA”.

Ose imagjinoni sikurse jeni duke shikuar ndonjë program sportiv në televizor, dhe të shihni se si sportistët tuaj të preferuar konsumojnë shalqinj para çdo loje.

Sipas Lauren Antonuccit, eksperte e ushqimit për sportistë dhe pronare e “Nutrition Energy” në Nju Jork, asnjërit produkt energjik nuk i bën marketingu siç duhet.

Një nga këto produkte është edhe shalqiri, i cili 93 për qind ka përmbajtje H2O dhe kontribuon në përmbushjen e 20 përqindëshit të nevojave për lëngje që trupi juaj i ka gjatë ditës.

Hulumtuesit tregojnë se dehidratimi, qoftë edhe dehidratimi i lehtë, është i lidhur me lodhjen e tepërt që e ndjeni, sepse uji është esencial për çdo funksion të trupit.

Një gotë e gjysmë me pjesa shalqiri ju hidraton sikurse t’i keni konsumuar tetë gota ujë, dhe gjithashtu është i pasur me vitamina A, B6 dhe vitamina C, të cilat i kanë vetitë e tyre energjike.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne