Shamia një binom mbarëvajtjeje

Entela Nga Entela Hidri

Pse pikërisht sot?

Shoqëria e antivlerave po triumfon, e përse po ndodh kështu?

Shoqëria sot në emër të moderrnitetit dhe pseudopërparimit, po merr tatëpjetën në hullinë e antivlerave. Shamia nuk është simbol i grupeve të veçanta. Ajo është pjesë e mbulimit të trupit, është pjesë e rëndësishme e kostumit tonë kombëtar ndër shekuj. E sot njerëz qëllimkeq dhe ogurzinj ngrihen nga gjumi i thellë dhe kërkojnë të reagojnë ndaj kulturës dhe ndaj asaj pjese të shoqërisë e cila thërret në vlera dhe në thelbin e moralshëm. Tani problemi i shamisë është bërë problem kronik. Përkrahësit dhe kundërshtarët janë ballafaquar disa herë. Por përpara se të marr përsipër të analizoj se cila është e drejta, po mundohem në vija të përgjithshme të zbuloj se çfarë është ajo që quhet mbulesa islame, pra shamia.

Ç’është shamia?
Shamia nuk është simbol vetëm islam, ajo i përket shumë kombeve, kohërave si edhe shumë feve. Feja Islame nuk ka simbol i cili me patjetër e identifikon, por myslimanin e dallojnë qëllimet e mira, punët e mira, dashuria për njerëzimin, për atdheun, për jetën në përgjithësi dhe dashuria e përkushtimit për këdo që e rrethon në veçanti.
Shamia është element veshje për femrën myslimane, pjesë e veshjes siç janë rrobat e tjera. Veshja është domosdoshmëri për njeriun, qoftë grua, apo burrë. Pra edhe shamia është domosdoshmëri. Mbulimi i trupit të njeriut ka filluar që me krijimin e tyre. Madje interesante është fakti se mbulimi i kokës në fakt ka qenë detyrim edhe para se të vijë profeti Muhamed (a.s.). E kanë mbuluar kokën çifutët, e kanë mbuluar të krishterët, etj… Edhe sot e kësaj dite ata e mbulojnë kokën qoftë gjatë ritualeve fetare, apo edhe më gjerë. Pra shamia që vjen nga prehistoria nuk është simbol, por rrobë mbuluese dhe ruajtje e nderit, e seriozitetit të gruas në përgjithësi, dhe kurrsesi nuk është simbol prapambetje, por liri dhe e drejtë shfaqjeje.

Media është një mjet i cili sjell te ne, në mënyrë të shpejtë informacione dhe lajme. Shpesh ne marrim informacion madje në kohë reale dhe kjo është gjë e mirë. Unë personalisht jam pjesë e mediave dhe mendoj se ato bëjnë një punë të mirë kur janë të vërteta dhe reale. Madje në ndihmë të televizionit dhe shtypit të shkruar, janë edhe mediumet sociale të cilat janë një mënyrë për të ndarë më shpejt dhe më mirë lajmin.

Shpesh kohët e fundit në auditorët televizive, po vërejmë ndjeshëm të trajtuar temën e Islamit, shamisë dhe terrorizmit. Debatet janë me një ton pezhorativ dhe për mendimin tim janë më shumë dezinformime se informime, më shumë kamuflim i probleme dhe më shumë pseudo se sa reale.

Shqipëria është një vend me një shumicë të popullsisë myslimane, në besim. Një vend që ka mikpritur dhe mikpret miq të feve dhe vendeve të ndryshme, qoftë në gjendje lufte apo jashtë saj. Mikpritje e cila s’ka gjeneruar nga Kanuni, por ka gjeneruar nga feja e cila në gjuhën shqipe emërtohet Paqe. Paqe!

Ne jemi rritur me gjyshe krenare e me shami, e tani për çudi ky vel që unë mbaj në kokë personifikuaka terrorizmin, sepse media joprofesioniste, e njëanshme dhe e paguar, kështu vendosi ta emërtoj?

Lejoji njerëzit të shkollohen duke zbatuar një ligj themeltar atë të arsimimit, i mbrojtur me kushtetutë, e rregulloret institucionale, si bërthamëza dashakeqe i nxjerri pengesa zbatimit të kushtetutës.

Nga ana tjetër edhe mediat të cilat thonë se mbrojnë të drejtën e informimit real po bëjnë një propagandë të thellë antishami, e cila nuk dihet ku i ka rrënjët dhe ku synon, por dihet qartë se ka për qëllim dezinformomin e publikun në lidhje me binomin shami-arsim.

Mendoj se çështje më me rëndësi janë: bjerrja e vlerave shoqërore dhe humbja e rolit edukues të gruas në familje. Çështje janë trafikimi dhe prostitucioni. Çështje janë mosshkollimi i vajzave dhe prapambetja. E nuk është çështje veshja islame e vajzave me VLERA.

Nëse do të shkatërrosh një qytetërim duhet të shkatërrosh familjen, arsimin dhe besimin në zot. Dhe këto janë ato që duhet ta shqetësojnë këtë shoqëri, humbja e rolit edukues të familjes, humbja e vlerës së arsimit dhe shkëputja e lidhjes së njeriut me zotin. E pyetja e madhe që me lind është:

Ku po na çon ky modernizëm??

Nisma Word Hijab Day, nisi si një nevojë e femrës së mbuluar për të afirmuar mbrojtur shpalosur dhe fituar vlerat dhe të drejtat e saj për pjesëmarrje në shoqëri dhe punësim. Revolta vjen nga nevoja për gjithëpërfshirës, aty ku unë jap dhe duhet të jem. Si një nevojë për të qenë pjesë e aspiratave të mija për një shoqëri më të mirë. Edhe shoqëritë civile sot flasin për të drejtat e kësaj praktike fetare, por nëse ne heshtim, kush vallë do të flasë për ne?

Uroj dhe mbetem me shpresë se ne jemi popull mendjehapur, dashamirës dhe respektues. Ka ardhur koha t’i kalojmë kufijtë e unit dhe t’i kuptojmë edhe ata që janë të ndryshëm dhe kanë perceptim tjetër për botën. Islami është Paqe dhe në të thërret, andaj jetoni dhe lejoni të jetojmë!

Unë s’mund të jetoj në ishull, s’jam arabe as e huaj dhe as emigrante. Jam shqiptare me të gjithë spektrin e vlerave që ky vend bart…

Nga një tokë e dashur, me ëndrra dhe dëshira…/ whda

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne