Shantazhoi të miturën me video intime, burg për 16-vjeçarin nga Berati

Gjykata e Vlorës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin me iniciale, D.K, 16 vjeç nga Berati, që kanosi me publikimin e materialit filmik të natyrës intime të miturën Adela Çaci, e cila e gjendur në këtë trysni i dha fund jetës pak ditë më parë.

Në seancën gjyqësore që u zhvillua me dyer të mbyllura, 16-vjeçari u shpall fajtor për akuzën e shantazhit ndaj të ndjerës, bashkënxënëse me të në shkollën e mesme profesionale “Kristo Isak”.

Çaci u vetëvra në efektin e fostoksinës, pas përndjekjes disaditore nga shoku i saj i shkollës përmes mesazheve shantazhuese, ku i kërkohej një shumë parash në këmbim të mospublikimit të videos që dispononte.

Ngjarja e ndodhur në Berat i kaloi për hetim Prokurorisë së Vlorës, pasi në instancën e gjyqësorit të këtij qyteti ndodhet një seksion i posaçëm për shqyrtimin e çështjeve penale për minorenët.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne