SHBA 50 kamionë furnizime ushtarake organizatës terroriste PYD/PKK

Vazhdojnë ndihmat ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për organizatën terroriste PYD/PKK në Siri, me arsyetimin e luftës kundër organizatës tjetër terroriste DEASH. Së bashku me dërgesën e sotme, njësiteve të organizatës në veri të Rakkas në dhjetë ditët e fundit i janë dërguar gjithsej 130 kamionë me furnizime ushtarake, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të siguruara nga gazetari i AA-së në Haseke, 50 kamionë që transportonin autoblinda dhe municione sot në orët e mëngjesit kanë kaluar kufirin e Irakut dhe kanë hyrë në prefekturën Hasake, e cila kontrollohet nga organizata.

Po ashtu, më 5 qershor në rajonin e PYD/PKK-së kanë arritur 60 kamionë, ndërsa më 12 qershor 20 kamionë.

Pasi politika për armatosjen e organizatës terroriste PYD/PKK-së u soll në dekret zyrtar nga presidenti amerikan Donald Trump, organizatës terroriste nga data 15 maj i kanë arritur të paktën 348 kamionë me furnizime ushtarake përmes shtatë dërgesave.

Sipas dokumentit që AA kishte siguruar nga Pentagoni, në listën e armëve të planifikuara për t’u dërguar organizatës terroriste bënin pjesë 12 mijë kallashnikovë, gjashtë mijë mitralozë, 3.500 mitralozë të rëndë, tre mijë granatahedhës RPG-7 të prodhimit amerikan, një mijë antitankë të prodhimit amerikan AT-4 ose prodhimit rus SPG-9.

Gjithashtu, në listë bënin pjesë edhe 235 mortaja, 100 snajperë, 450 dylbi nate të tipit PV-7 dhe 150 dylbi me infrared.

Ndryshe, SHBA-të ofrojnë ndihma ushtarake për PYD/PKK që nga muaji prill i vitit 2016.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne