SHBA: Caktohet data e nisjes së raketës e cila do të vërtetojë që toka është e sheshtë (VIDEO)

Mike Hughes, njeriu i cili beson se toka është e sheshtë ka vendosur një datë të re për të startuar fluturimin e tij në orbitë me një raketë të prodhuar në mënyrë artizanale në shtëpi, pasi tentativa e mëparshme ishte penguar nga një agjenci federale amerikane.

Fluturimi me raketë në hapësirë ka si qëllim që të promovojë më shumë njohuri të tokës së sheshtë për Mike Hughes.

Shoferi i limuzinave, i vetëdeklaruar njeriu i guximshëm lajmëroi në faqen e tij në Facebook se nisjen e raketës do ta kryejë në 3 shkurt nga lokacioni Amboy i Kalifornisë.
https://www.facebook.com/NoiZeTV/videos/1544825265631914/

Një video promovuese do te publikohet përpara nisjes, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në Noize TV, thotë Hughes.

“Këtë lloj fluturimi me raketë nuk ka mundur ta realizoje asnjë njeri deri tani, jashtë agjencisë hapësinore qeveritare”, thote Hughes në nje video, duke shtuar se “nëse fluturimi do të bëhet realitet, ai ka per tu bërë një rekord botëror.

Nisja fillimisht u supozua të ndodhte nëntorin e kaluar në qytetin e braktisur Route 66 në Amboy, por u anulua në minutën e fundit, pasi Byroja e Menaxhimit të Tokës bllokoi lejen për përdorim e tokës publike.

Raketa momentalisht është në lyerje e sipër.

Ky është modeli i raketës që do të fluturojë në skaj të hapësirës.

Mike Hughes thotë se nisja vertikale do të zhvillohet në nje tokë private në Amboy, në pronësi të Albert Okuras.

“Është absolutisht propozimi më i krisur që kam pasur që kur kam blerë qytetin e braktisur në vitin 2005,” tha Okura më herët. “Ai është një guximtar i vërtetë dhe une dua të bëhem pjesë e ngjarjes.”

Një dokumentar i plotë është gjithashtu në punim e sipër me qëllim reklamimin e projektit 1.8 milionë dollarësh i cili do të katapultojë Maikun në nivelin e Karmanit, nivel i cili besohet gjerësisht të jetë fillimi i hapësirës qiellore.

Për Mike Hughes ky është qëllimi përfundimtar, ku sipas tij është edhe një mënyrë e vërtetë për të provuar sheshtësinë e tokës”./rt/Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne