SHBA dhe NATO po krijojnë baza terroriste nëpër Evropë

nga Wayne Madsen.

NATO dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat së bashku pretendojnë se po luftojnë kundër terrorizmit, kanë lejuar një grup terrorist qe të ngrejë bazat e tij në dy shtete anëtare të NATO-s – Francë dhe Shqipëri – si dhe në protektoratin e NATO-s, Kosovën. Pas evakuimit të forcave të grupit terrorist anti-iranian Moxhahedin-e-Khalq nga bazat e tyre të mëparshme në Irak, NATO dhe SHBA lejuan ngritjen e një baze ushtarake të siguruar mirë në Manëz afër Tiranës. Përveç strehimit të anëtarëve të MEK-ut, NATO e ka bindur Shqipërinë të pranojë edhe anëtarë të Shtetit Islamik (ISIS), të cilët u dorëzuan tek forcat speciale perëndimore në Siri dhe Irak.

MEK e themeluar në vitin 1965 ka një dallim të pazakontë për ndërmarrjen e veprimeve për të përmbysur qeverinë e mëparshme të Shahut të Iranit dhe të Republikës Islamike të Iranit duke u mbështetur tek veprimet terroriste. Në fillimin e viteve 70, MEK nisi një program vrasjesh të zyrtarëve iranianë dhe personelit amerikan në Iran. Revolucioni iranian i vitit 1979 pa që programi i sulmeve me armë dhe bomba i MEK-ut po rritej me intensitet. MEK udhëhiqet nga Massoud dhe Maryam Rajavi, të dy burrë e grua, të cilët kundërshtarët dhe ish-anëtarët e MEK-ut i përshkruajnë si liderët të atij që tani është bërë i njohur si “kulti Rajavi”. Rajavët e urrejnë kritikën dhe kryesisht janë bërë të njohur për mbylljen e gojës së ish-anëtarëve të MEK-ut të kthyer në kritikë duke i sulmuar me metoda të ndryshme dhe në disa raste madje duke i ekzekutuar.

Veprimet terroriste më të njohura të MEK-ut përfshijnë:

Tentativën e rrëmbimit në vitin 1970 të ambasadorit amerikan në Iran, Douglas MacArthur II, nipi i gjeneralit të famshëm të Luftës së Dytë Botërore.

Tentativën për vrasje në vitin 1972 të gjeneralit të forcave ajrore të SHBA-së, Harold Price me një pajisje eksplozivi të improvizuar (IED).

Vrasjen në vitin 1973 të oficerit të ushtrisë amerikane Louis Lee Hawkins në Teheran. Në të njëjtin vit, MEK vrau oficerët e forcave ajrore amerikane kol Paul Shaffer dhe lt kol Jack Turner.

Sulmet me bomba në vitin 1973 të zyrave kompanisë Pan-American World Airlines dhe kompanisë Shell Oil në Teheran.

Vrasjen e vitit 1976 në Teheran të tre punonjësve amerikanë të kompanisë Rockwell International – William Cottrell, Donald Smith dhe Robert Krongard. Presidenti i SHBA-së Gerald Ford tha se shpresonte që “vrasësit do të silleshin para drejtësisë.” Në vend të kësaj, ata trajtohen si heronj dhe përkrahen nga figura dhe personalitete kryesorë të së majtës dhe së djathtës amerikane.

MEK kërcënoi me vrasje presidentët Richard Nixon dhe Jimmy Carter gjatë vizitave të tyre të muajit maj 1972 dhe dhjetor 1977 në Iran.

Vrasjen e drejtorit të përgjithshëm të komanisë Texaco oil, Paul Grimm, në vitin 1978 në Ahwaz të Iranit.

Në vitin 1979 ndihmoi militantët iranianë të zaptonin dhe të merrnin peng stafin e ambasadës amerikane në Teheran.

Shpërthimet me bomba të vitit 1979 në Teheran, ku vranë presidentin iranian të zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohammad Ali-Rajai dhe kryeministrin Mohammad Javad Bahonar.

Gjatë luftës Iran-Irak të viteve 80, udhëheqësi irakian Saddam Hussein lejoi që MEK, i njohur gjithashtu si “Moxhahedinët e Popullit”, të ngrinin bazat e tyre brenda Irakut. Saddami e armatosi MEK-un dhe u ofroi mbështetje financiare dhe logjistike për të kryer sulme terroriste brenda Iranit. Në vitin 1988, MEK, me ndihmën e Sadamit, nisi një sulm te madh brenda territorit të Iranit.

Në operacionin Mersad, forcat iraniane e mposhtën MEK-un, i cili shpresonte të krijonte një kontroll mbi territorin iranian për të krijuar një qeveri rivale iraniane. Sikur MEK të kishte pasur sukses, Lindja e Mesme do të kishte parë shtetin e parë të vërtetë terrorist. Që të shihej vërtet krijimi i një shteti terrorist do të duhet të pritej deri në luftën civile siriane, kur ISIS shpalli një kalifat të pavarur brenda territorit të pushtuar në Siri dhe Irak.

Pasi Shtetet e Bashkuara e larguan Sadamin në pushtimin e Irakut në vitin 2003, forcat e MEK-ut kufizuan veprimtarinë e tyre në Irak. Zona e tyre e famshme Kampi Ashraf, ish Kampi Liberty u izolua nga forcat amerikane. Qeveria e re irakiane i kërkoi forcave të MEK-ut të largohen nga Iraku. Duke iu përgjigjur kërkesave të Irakut, Shtetet e Bashkuara i ri-vendosën 3,000 anëtarë të MEK-ut në bazën e re në Manëz në Shqipëri, të cilën MEK e quan tani kampi Ashraf 3. Raportohet se MEK merr mbështetje nga Mossadi i Izraelit dhe thuhet se është i përfshirë në pastrimin e parave dhe trafikimin seksual përmes përdorimit intensiv të kripto-monedhave si Bitcoin.

Nuk është çudi që forcat e MEK-ut u bashkuan me forcat e ISSI-it në luftën kundër forcave qeveritare siriane dhe irakiane. MEK e pa ISIS-in si një aleat të natyrshëm në luftën kundër qeverive pro-iraniane në Bagdad dhe Damask. Për agjencitë e inteligjencës perëndimore dihej se MEK dhe ISIS kishin krijuar një aleancë, megjithatë administrata e Barak Obamës e hoqi MEK-un nga lista terroriste e Departamentit të Shtetit në vitin 2012. Nga viti 1997 deri në 2012, SHBA e përcaktoi zyrtarisht MEK-un si një organizatë terroriste të huaj.

Pasi forcat ISIS-it u shpartalluan në Siri dhe Irak, Shtetet e Bashkuara i bënë presion Shqipërisë që të lejonte terroristët islamikë të bashkoheshin me aleatët e tyre të MEK-ut në Shqipëri. Terroristët e ISIS dhe familjet e tyre thuhet se janë strehuar në disa ndërtesa në Tiranë të cilat me pare ishin zënë nga anëtarët e MEK-ut përpara transferimit të tyre në bazën e tyre në Manëz. Nga baza e tyre shqiptare, operatorët e MEK-ut kanë hyrë lehtësisht në Kosovë, ku gjendet vendndodhja e një baze tjetër ushtarake e NATO-s në kampin Bondsteel, afër Ferizajt në Kosovën lindore. Terroristët e MEK-ut, në aleancë me simpatizantët e tyre në Shqipëri dhe Kosovë, kanë shënjestruar institucionet islamike shia dhe sufiste. Sipas disa gazetarëve shqiptarë ë cilët ndihen te frikësuar nga qeveria shqiptare dhe MEK, kampi Ashraf 3 dhe kampi Bondsteel po përdoren për të trajnuar MEK-un dhe mercenarë të tjerë të Lindjes së Mesme për një luftë kundër Iranit për të ndikuar në operacionin e NATO-s në ndryshimin e regjimit iranian.

Qeveritë shqiptare dhe të Kosovës gëzojnë qasje të nivelit të lartë në administratën e Trump. Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, një ish-udhëheqës terrorist i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësohen në Uashington nga Brian Ballard, ish-zyrtar i fushatës presidenciale të Trumpit që drejton Ballard Partners, një firmë lobimi me seli në Tallahassee, Florida.

Falë ndikimit politik të Rajavëve, Ramës dhe Thaçit, një trojkë jo e ndershme e MEK-ut, Shqipërisë dhe Kosovës po lulëzon nën hundën e NATO-s në Ballkan. Tentakulat e kësaj trojke shtrihen në të gjithë Ballkanin dhe në Evropën Perëndimore, veçanërisht në Francë, Itali dhe Gjermani.

Në qershor 2003, kompleksi MEK i drejtuar nga Rajavi në periferi të Parisit në Auvers-sur-Oise u kontrollua nga policia franceze me urdhër të zyrtarit te anti-terrorit Jean-Louis Bruguière. Maryam Rajavi u arrestua, së bashku me mbi 100 anëtarë të tjerë të MEK-ut. Presioni politik i madh nga republikanët dhe demokratët në kongresin amerikan rezultoi me akuza penale, duke përfshirë ato që përfshinin pastrimin e parave.

Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës Gjermane (DPA) ka akuzuar MEK-un jo vetëm për pastrimin e parave por edhe për marrjen e donacioneve bamirëse në këmbim të “ndihmës” të refugjatëve. Gjermanët akuzojnë se donacionet bamirëse të MEK-ut u shpenzuan nëpër operacione terroriste.

Në vitin 2004, një raport i Zyrës Federale të Hetimeve të SHBA-së deklaroi se MEK-u financoi operacionet e tij “nëpërmjet një operacioni kompleks ndërkombëtar të pastrimit të parave që përdorte llogari në Turqi, Gjermani, Francë, Belgjikë, Norvegji, Suedi, Jordani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe”.

MEK gëzon mbështetje të gjerë në Shtëpinë e Bardhë Trump, si dhe në Kongresin e SHBA-së. Një nga nxitësit më të mëdhenj të MEK-ut është Këshilltari Kombëtar i Sigurisë John Bolton. Më 1 prill 2017, Bolton iu drejtua MEK-ut gjatë një eventi me rastin e Nevruzit (Viti i Ri Persian) në Shqipëri dhe deklaroi se MEK do ta festonte marrjen e pushtetit në Teheran para vitit 2019. Bolton shtoi, “Unë kam besuar për më shumë se një dekadë që politika e deklaruar e Shteteve të Bashkuara duhet të jetë ndryshimi i regjimit në Iran. Sa më shpejt, aq më mirë, për hir të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.” Për shumë vite, Bolton ka folur në mënyrë të përsëritur në ngjarjet e MEK në Paris dhe Nju Jork dhe raportohet të ketë marrë nga organizata gjithsej 180,000 dollarë nga tarifat e fjalimeve. MEK-u merr kryesisht mbështetje financiare nga Arabia Saudite dhe Izraeli. Disa nga fondet u jepen politikanëve perëndimorë si shpërblim në këmbim të fjalimeve të tyre në ngjarjet e MEK-ut në vende si Paris, Tiranë dhe Nju Jork.

Përveç Boltonit, një marrës i shpeshtë i shpërblimit të fjalimeve të MEK-ut është ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut dhe avokati personal i Trumpit, Rudolph Giuliani, një person aq i korruptuar saqë edhe mafia italiane do deshte që ta kishte “eliminuar”. Edhe dy ish drejtorë të CIA-s, James Woolsey dhe Porter Goss së bashku me ish-drejtorin e FBI-së, Louis Freeh Jr, kanë folur në eventet e MEK-ut

MEK-u në Uashington përfaqësohet nga firma ligjore e Joseph DiGenovas dhe gruas së tij, Victoria Toensing. DiGenova pothuajse u bë avokati personal i Trumpit. Megjithatë, DiGenova e largoi emrin e tij nga konsiderata për shkak të konflikteve të interesit dhe Giuliani e pranoi postin e ri.

Në qershor 2017, MEK dhe ISIS koordinuan një sulm terrorist në parlamentin iranian në Teheran dhe mauzoleumin e Ajatollah Khomeinit. Terroristët ishin të armatosur me automatikë AK-47, granata dore dhe xhaketa vetëvrasëse të ngarkuara me eksploziv. Të paktën 12 vetë u vranë gjatë sulmeve. Shtëpia e Bardhë e Trumpit i mbrojti sulmin e MEK / ISIL me një deklaratë, “Ne theksojmë se shtetet që sponsorizojnë terrorizmin rrezikojnë të bien viktimë e së keqes që promovojnë.” Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif e quajti deklaratën e Shtëpisë së Bardhë “të pështirë”.

Neokonservatorët e administratës Trump, sidomos Boltoni dhe Giuliani, janë të prirur që me cdo kusht të ndryshojnë regjimin në Iran. Ata po ngrenë ushtrinë e tyre terroriste në Ballkan për një luftë të tillë në të ardhmen./mintpressnews/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne