SHBA dhe shërbëtorët e saj evropianë shqyejnë marrëveshjen bërthamore të Iranit: Le të guxojë Teherani të hakmerret

nga Pepe Escobar.

Administrata Trump ka mashtruar në mënyrë të njëanshme me JCPOA-n shumëkombëshe ose marrëveshjen bërthamore të Iranit të miratuar nga OKB. Ajo ka imponuar një bllokadë të paligjshme financiare dhe energjetike në mbarë botën në të gjitha format e tregtisë kundër Iranit – nga nafta dhe gazi deri tek eksportet e hekurit, çelikut, aluminit dhe bakrit. Për të gjitha qëllimet praktike, dhe në çdo skenar gjeopolitik, kjo është një deklaratë lufte.

Qeveritë e njëpasnjëshme të SHBA-së e kanë shqyer ligjin ndërkombëtar në copa; hendeku i krijuar me JCPOA-n, Plani Gjithëpërfshirës të Përbashkët të Veprimit, është vetëm rasti më i fundit. Sipas inspektorëve të OKB-së, nuk ka rëndësi se Teherani i ka përmbushur të gjitha angazhimet e tij ndaj marrëveshjes. Pasi lidershipi në Teheran arriti në përfundimin se sanksionet e SHBA-së janë më të ashpra se kurrë, vendosi të fillojë pjesërisht tërheqjen nga marrëveshja.

Presidenti Hassan Rouhani ishte mëse i bindur: Irani nuk duhej larguar ende nga JCPOA. Masat e Teheranit janë të ligjshme brenda kuadrit të neneve 26 dhe 36 të JCPOA-s, dhe zyrtarët evropianë ishin informuar paraprakisht. Megjithatë është e qartë se BE3 (Gjermania, Franca dhe Britania), të cilët gjithmonë kanë këmbëngulur njezëri në mbështetjen e tyre për JCPOA-n, duhet të punojë seriozisht për të lehtësuar fatkeqësinë ekonomike të provokuar nga SHBA kundër Iranit, nëse Teherani nxit akoma që ti përmbahet marrëveshjes.

Protestat përpara ambasadës së SHBA-së në Teheran, pas vendimit të Uashingtonit për t’u tërhequr nga JCPOA, më 8 maj 2018. (Hossein Mersadi nëpërmjet Wikimedia Commons)

Rusia dhe Kina – shtyllat e integrimit të Euroazisë, tek të cilat Irani ka mbështetje – përkrahin qëndrimin e Teheranit. Kjo u diskutua gjerësisht në Moskë nga Sergej Lavrov dhe Javad Zarif i Iranit, të cilët ndoshta janë edhe dy ministrat e jashtëm më kryesorë të botës.

Në të njëjtën kohë, është një naivitet politik të besosh se evropianët tani do të qëndrojnë drejt.

Supozimi i zakonshëm në Berlin, Paris dhe Londër ishte se Teherani nuk mund të lejohej të largohej nga JCOPA-ja edhe nëse ai nuk do të merrte ndonjë nga shpërblimet ekonomike të premtuara në vitin 2015. Megjithatë BE3 tani po përballet me orën e së vërtetës.

Është e vështirë të pritet ndonjë gjë kuptimplote që vjen nga një kancelare e lodhur si Angela Merkel, me Berlinin tashmë të shënjestruar nga zemërimi tregtar i Uashingtonit; me një Brexit të Anglise; dhe me një president masivisht jopopullor si Emmanuel Macron në Francë që tashmë kërcënon të vendosë sanksionet e tij nëse Teherani nuk pranon të kufizojë programin e raketave balistike. Teherani kurrë nuk do të lejojë inspektime në industrinë e saj të raketave tashmë të lulëzuar – dhe kjo nuk ka qene asnjehere pjesë e JCPOA-s.

Siç duket, BE3 nuk po blen naftë iraniane. Ata po i binden SHBA-së për sanksionet bankare dhe ato të naftës / gazit të cilat tani po shtrihen edhe në sektorët prodhues dhe nuk po bëjnë asgjë për të mbrojtur Iranin nga efektet e dëmshme të saj. Zbatimi i INSTEX, alternativës SWIFT për tregtinë me Iranin, po lëngon. Përveç shprehjes së “pakënaqësisë” për sanksionet e Shteteve të Bashkuara, EU3 de facto po e luan lojën në anën e SHBA-së, Izraelit, Arabisë Saudite dhe Emirateve; dhe në mënyrë të vazhdueshme kundër Rusisë, Kinës dhe Iranit.

Ngritja e imerialistëve të krisur

Ndërsa Teherani de facto e gjuajti topin në gjykatën evropiane, të dy opsionet e BE3 janë të tmerrshme. Mbrojtja në mënyrë kuptimplotë e JCPOA-s do të ftojë një reagim balistik të administratës Trump. Të sjellurit me dinakëri – rrjedha më e mundshme e veprimit – do të thotë të inkurajosh edhe më shumë psikopatët në dyfishimin e numrit të tyre pasi që funksionarët imperialistë u përpoqën që me cdo kusht të nxisnin luftë kundër Iranit. Dmth vëllezërit e mëdhenj Koch të aseteve të naftës, evangjelisti i entuziazmuar, Sekretari i Shtetit i SHBA-së Mike Pompeo, mercenarët e paguar Mujahideen-e Khalq (MEK) dhe manipulatori famëkeq, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Xhon Bolton.

Manovra e gangsterëve Pompeo-Bolton është një politikë realiste e vështirë e llojit Bismark. Ajo përbëhet nga përpjekjet e vazhdueshme për ta shtyrë Teheranin që të bejë gabim, cdo lloj gabimi në kuptim të “shkeljes” së detyrimeve të tij për JCPOA-n, në mënyrë që kjo të shitet në opinionin publik amerikan si një “kërcënim” proverbial ndaj “rendit të bazuar në rregulla.

Këtu kemi një gjë, lufta ekonomike amerikane kundër Iranit ka arritur të bëjë këtë: unitetin e brendshëm në Republikën Islamike. Qëllimi fillestar i ekipit Rouhani për JCPOA-n ishte hapja e tregtisë me perëndimorët (tregtia me Azinë ka qënë gjithmonë aktive) pasi disi e kufizonte fuqinë e IRGC-së ose gardës revolucionare, e cila kontrollon sektorët e mëdhenj të ekonomisë iraniane.

Lufta ekonomike e Uashingtonit provoi të kundërtën, se IRGC-ja kishte pasur gjatë gjithë kohës të drejtë dhe i bëri jehonë qëndrimit gjeopolitikd të udhëheqësit suprem Ayatollah Khameneit, i cili gjithmonë theksonte se amerikanët nuk mund të besoheshin kurrë.

Dhe ashtu sikurse Uashingtoni e quajti IRGC-në “organizatë terroriste”, Teherani u përgjigj me të njëtën dashamirësi duke e quajtur CENTCOM-in njësoj.

Tregtarët e pavarur të naftës në Gjirin Persik e hedhin poshtë nocionin që shtëpia kleptokrate e saudëve që drejtohet de facto nga Mohammed bin Salman (MbS) nëpërmjet Whatsapp-it të Jaredit të “Arabisë”, të ketë kapacitetin për të prodhuar deri në 2.5 milion fuçi naftë në ditë për të zëvendësuar 2 milionë fuçitë e eksporteve të Iranit (nga 3.45 milion të prodhimit total ditor). Shtëpia e aaudëve duket më e interesuar në ngritjen e çmimit të naftës për klientët aziatikë.

Protestë në Londër kundër bombardimeve saudite në Jemen. Mars 2018. (Alisdare Hickson nëpërmjet Flickr)

 

Bllokadë e gabuar

Bllokada e tregtisë së energjisë e Uashingtonit kundër Iranit është e destinuar të dështojë.

Kina do të vazhdojë të blejë 650.000 fuçi nafte në ditë – dhe madje mund të blejë edhe më shumë. Kompanitë e shumta kineze të teknologjisë dhe shërbimeve industriale do të vazhdojnë të blejnë naftën iraniane.

Pakistani, Iraku dhe Turqia – të gjitha në kufi me Iranin – do të vazhdojnë të blejnë lëndë djegëse iraniane me cilësi të lartë me çdo metodë pagese (duke përfshirë floririn). Marrëdhëniet tregtare të Bagdadit me Teheranin do të vazhdojnë të lulëzojnë.

Meqë asfiksimi ekonomik nuk do të mjaftojë, vjen plani B. E çfarë tjetër përvec se kërcënimit me luftë.

Tani është vërtetuar se informacionet, në të vërtetë thashethemet, për manovrat e pretenduara iraniane për të sulmuar interesat e SHBA-së në Gjirin Persik u transmetuan në Shtëpinë e Bardhë tek Boltoni nga Mossadi, personalisht nëpërmjet Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit Meir Ben Shabbat.

Gjithkush tani është i vetëdijshëm për lëvizjet: “Ripozicionimi i aseteve”, dislokimi i aeroplanmbajtëses Abraham Lincoln ne Gjirin Persik dhe ulja e katër bombarduesve B-52 në bazën ajrore Al Udeid në Katar, janë të gjitha pjesë e një paralajmërimi për Iranin. Një alarmim për luftë ka mbërthyer tashmë frontin libanez si dhe frontin iranian.

Arsyet për tërbimin e të krisurve

GDP-ja e Iranit është e ngjashme me atë të Tajlandës dhe buxheti i tij ushtarak është i ngjashëm me atë të Singaporit. Ti bësh sot bulling Iranit është një absurditet gjeopolitik dhe gjeo-ekonomik. Irani mund të jetë një aktor në zhvillim për jugun e globit dhe mund të jetë lehtësisht edhe anëtar i G20-s, megjithatë ai kurrë nuk mund të interpretohet si një “kërcënim” për SHBA-në.

Megjithatë, Irani ndjell urrejtje të madhe tek funksionarët e krisur imperialistë për tre arsye serioze. Neokonet kurrë nuk e kanë menduar se përpjekja për të shkatërruar Irakun kushtoi mbi 6 trilionë dollarë – dhe ky ishte një krim i madh lufte, një fatkeqësi politike dhe një humnerë ekonomike, të gjitha të mbështjella në një. Tentimi për të shkatërruar Iranin do të kushtojë triliona më shumë.

Arsyeja më e dukshme për urrejtjen e paarsyeshme është fakti që Republika Islamike për katër dekada është nga ato shumë pak kombe në botë që vazhdimisht sfidon hegjemoninë.

Arsyeja e dytë është se Irani, ashtu si dhe Venezuela që është një front i kombinuar luftarak – ka kryer heretizmin e madh; tregtine me energji duke anashkaluar petrodollarin, gurin themeltar të hegjemonisë së SHBA-së.

Arsyeja e tretë (e padukshme) është se të sulmuarit e Iranit është edhe çaktivizim i integrimit të Eurazisë që është në zhvillim e sipër.

Siç është treguar më parë, një mbyllje e mundshme e Ngushticës së Hormuzit, pavarësisht arsyeve, do të ishte si një meteor i madh ndikues në ekonominë globale. Dhe kjo do të përkthehej në mënyrë të prerë se në vitin 2020 Trump nuk ka për tu zgjedhur më. Ngushtica e Hormuzit nuk do të duhej kurrë që të bllokohej nëse e gjithë nafta iraniane eksportohej në Kinë dhe tek klientët e tjerë aziatikë, madje edhe në Rusi e cila mund ta ripërpunojë atë. Megjithatë Teherani nuk do ta linte pa mbyllur Hormuzin nëse do ballafaqohej me bllokim të përgjithshëm ekonomik.

Sipas një eksperti disident nga SHBA, “Shtetet e Bashkuara janë në një disavantazh të qartë se nëse ngushtica e Hormuzit mbyllet, SHBA bie. Por nëse SHBA arrin të devijojë Rusinë nga të mbrojturit e Iranit, atëherë Irani mund të sulmohet dhe Rusa nuk fiton asgjë, ndërkohë që neoconët nuk duan të ulin tensionet me Rusinë dhe Kinën. Trump dëshiron të ulë tensionet, por Shteti i Thellë nuk ka ndërmend që ta lejojë atë.”

Duke supozuar se ky skenar është i saktë, të dyshuarit e zakonshëm se qeveria e Shteteve të Bashkuara po përpiqet të shmangë Putinin nga çështja e Ngushticës së Hormuzit ngre pikëpyetje, ndërkohë që neokonët vazhdojnë gjatë gjithë javës me punen e tyre, atë të bllokimit të Iranit. Është vështirë të shohësh Putinin që të bjerë për këtë kurth jo mirë të përpunuar.

Jo blofit

Pra, çfarë ndodh më pas? Profesor Mohammad Marandi në Fakultetin e Studimeve Botërore të Universitetit të Teheranit ofron një perspektivë krejt të kthjellët: “Pas 60 ditësh Irani do t’i shtyjë gjërat edhe më tej. Unë nuk mendoj se iranianët po luajnë blofin. Ata gjithashtu do të reagojne kundrejt sauditëve dhe emiratasve me mjete të ndryshme.”

Marandi sheh se një “përshkallëzim i mëtejshëm” i situatës është në vijim:

“Iranianët janë përgatitur për luftë me Shtetet e Bashkuara që nga pushtimi i Irakut në vitin 2003. Pas asaj që ata kanë parë në Libi, Siri, Jemen dhe Venezuelë, e dinë se amerikanët dhe evropianët janë krejtësisht brutalë. E gjithë bregu i Gjirit Persik në anën iraniane dhe Gjirin e Omanit është i mbushur plot me tunele nëntokësore dhe me raketa të teknologjisë së lartë. Gjiri Persik është përplot me anije të pajisura me raketa detare tepër të avancuara. Nëse nis një luftë e vërtetë, të gjitha objektivat e naftës dhe gazit në rajon kanë për tu shkatërruar dhe të gjitha anijet naftëmbajtëse kanë për tu shkatërruar”.

Dhe nëse ky skenar ndodh, Marandi i referohet ngushticës së Hormuzit si një incident specifik:

“Amerikanët do të dëbohen nga Iraku. Iraku eksporton 4 milionë fuçi nafte në ditë që ndoshta do ta ndalë nëpërmjet bombardimeve dhe mjeteve të tjera. Do të ishte katastrofë për amerikanët. Do të ishte katastrofike për botën – dhe për Iranin gjithashtu. Megjithate amerikanët thjesht nuk do të fitonin.”

Ndërkohë që Marandi shpjegon atë dhe opinioni publik iranian sa vjen dhe pajtohet më shumë – Republika Islamike po i lëviz fort levat, megjithëse e di se “amerikanët nuk mund ta përballojnë shkuarjen në luftë. Të krisurit si Pompeo dhe Bolton mund ta duan atë, por shumë nga establishmenti nuk e duan.”

Teherani mund të ketë zhvilluar një kornizë të modifikuar të MAD-it (Mutual Assured Destruction) si levë, më së shumti për të nxitur mbështetësin e Trumpit, MbS-in, që të qetësohet. “Duke supozuar,” shton Marandi, “të krisurit nuk e ngrenë dorë sipër, dhe nëse e bëjnë, atëherë ka luftë. Por për momentin, unë mendoj se ka shumë pak gjasa”.

Distrojeri amerikan Porter me raketa të komanduara kalon ngushticën e Hormuzit, Maj 2012. (Marina e SHBA / Alex R. Forster)

 

Të gjitha opsionet në tryezë?

Në kushtet e Luftës së Ftohtë 2.0, nga Azia Qendrore në Mesdheun Lindor dhe nga Oqeani Indian deri në Detin Kaspik, Teherani është në gjendje të llogarisë një numër aleancash formale dhe joformale. Kjo nuk përqendrohet vetëm tek aksi Bejrut-Damask-Bagdad-Teheran-Herat, por përfshin gjithashtu Turqinë dhe Katarin. Dhe në mesin e ketij partneriteti strategjik janë edhe aktorët kryesorë të integrimit euroaziatik: Rusia dhe Kina.

Kur Zarif u takua me Lavrovin javën e kaluar në Moskë, ata diskutuan pothuajse çdo gjë: Sirinë (për të cilën po negociojnë së bashku në procesin e Astanasë, tani Nur-Sultan), Kaspikun, Kaukazin, Azinë Qendrore, Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait (në të cilën Irani do të bëhet anëtar), JCPOA-n dhe Venezuelën.

Administrata Trump, për shkak të testimeve raketore ndërkontinentale të raketave të Koresë së Veriut, nuk la moment pa u lutur dhe pa u përkulur me qëllim që ta takonte dhe ta ulte Kim Jong-Un në të njëjtën tavolinë. Dhe pastaj Kim urdhëroi testimet shtesë të raketave, sepse sipas fjalëve të tij të cituara nga KCNA, “paqja e vërtetë dhe siguria e vendit janë të garantuara vetëm nëpërmjet forcës së fortë fizike e aftë për të mbrojtur sovranitetin e vet”.

Survejimi i jugut të botës

Shumica dërrmuese e kombeve të jugut të botës po e vështrojnë ofensivën e neokonëve të SHBA-së për bllokimin e “popullit iranian” me më shumë vetëdije se kurrë pasi po shohin se Irani po provokohet në ekstremitet sepse nuk përbën ndonjë pengesë bërthamore. IRGC ka arritur të njëjtin përfundim. Kjo do të thoshte vdekjë për JCPOA-n dhe rikthimin e të gjitha opsioneve në tryezë. Si rrjedhim do të ketë kthesa. Por nëse Donald Trump mbahet peng nga psikopatet e tij të përkëdhelur, si do vazhdohet?

Le të flasë eksperti i marrëveshjes:

“Ne shpresojmë se nuk do të duhet të bëjmë asgjë në lidhje me përdorimin e forcës ushtarake … Ne mund të bëjmë një marrëveshje, një marrëveshje të mirë. … Ne thjesht nuk duam që ata të kenë armë bërthamore. Nuk kërkojmë shumë. Madje do t’i ndihmonim që ti ktheheshin formës më të mirë. Ata janë sot në një gjendje të keqe. Pres me padurim ditën kur ne të mund të ndihmojmë Iranin. Ne nuk po kërkojmë të lëndojmë Iranin. Unë dua që ata të jenë të fortë dhe të ngritur dhe të kenë një ekonomi të madhe … Ne nuk kemi sekrete. Ata mund të jenë shumë, shumë të fortë, financiarisht. Ata kanë potencial të madh “.

Pastaj përsëri, Ayatollah Khamenei tha: amerikanët nuk mund të besohen, kurrën e kurrës./Consortium News/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne