ShBA duhet të heq dorë nga gjuha kërcënuese dhe imponimet

Turqia bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) duhet të kuptojnë se me gjuhë kërcënuese dhe me imponime nuk do të mund të arrijnë në rezultate.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoj (Aksoy) u prononcua në lidhje me rendin e ditës.

Në prononcimin e tij zëdhënësi Aksoj preku edhe në takimin mes delegacioneve të Turqisë dhe ShBA-së në lidhje me mbledhjet me temë Sirinë, ku tha se “Për çështjen e zonës së sigurt janë mbajtur 3 mbledhje. Prioriteti ynë është që organizata separatiste terroriste PYD/YPG të largohet nga zonat e pushtuara”.

Aksoj preku edhe në deklaratat kontradiktore të ShBA-së për tërheqjen nga Siria dhe shtoi se “Nga këto deklarata kuptohet që ShBA-ja nuk do të tërhiqet plotësisht, por nuk duhet të lejohet që në terren të krijohet një vakum i fuqisë. Nuk duhet të forcohen organizatat terroriste”.

Zëdhënësi bëri të ditur se herë pas here ShBA-ja po përdorë gjuhë kërcënuese, ndërsa tha se administrata e Uashingtonit (Washington) duhet të kuptojë se me imponime nuk do të mund të arrijë në rezultate.

Ai rikujtoi edhe debatet në lidhje me dorëzimin e avionëve luftarakë F-35 dhe theksoi se trajnimi i pilotëve turq po vazhdon në Amerikë, ndërsa vijoi duke thënë që “Dorëzimi i avionëve ka filluar dhe ne nuk do të hedhim hap prapa”.

Aksoj tha se Turqia është duke e vlerësuar propozimin e ShBA-së për shitjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore “Patriot” dhe tha se “ShBA-ja edhe pse me vonesë bëri një propozim, bisedimet po vazhdojnë. Ne këtë nuk e mbajmë njëjtë me blerjen e sistemeve S-400 nga Rusia”.

Ndërkaq në lidhje me vendimin e ShBA-së për të njohur sovranitetin e Izraelit mbi Lartësirat e Golanit, Aksoj tha se “Lartësirat e Golanit janë territor i Sirisë. Reagimi i parë në lidhje me këtë vendim erdhi prej nesh. ShBA-ja mbeti e vetmuar në këtë çështje”.

Ndërsa duke bërë të ditur se nuk do të harrojnë dekretin e Presidentit të Francës, Emanuel Makron (Emmanuel Macron) për shpalljen e 24 prillit si ditë përkujtimore në lidhje me pretendimet e pabaza armene, Aksoj tha se “Ky qëndrim nuk do të mbetet pa kundërpërgjigje. Me armatimin e armenëve francezët janë përgjegjës për masakrën e turqve një shekull më parë”.

Ai reagoi edhe nga deklaratave të Armenisë në lidhje me çështjen dhe shtoi se “Deklarata dhe stili i zëdhënësit armen tregon se ai nuk ka traditë shtetërore. Ngjarjet e vitit 1915 janë debat legjitim. Faktet do të zbulohen nëse Armenia ka guxim të hapë arkivat”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne