“SHBA duhet të zgjedhë midis Turqisë dhe terroristëve”: Ankaraja i kundërpërgjigjet Mike Penceit me ultimatum

Zëvendëspresidenti i Turqisë tha se homologu amerikan duhet të zgjedhë midis një aleance me një partner besnik ndaj NATO-s ose me terroristët. Përgjigja erdhi pasi Mike Pence lëshoi një ultimatum për Ankaranë për të zgjedhur në vend të sistemit rus S400 avionët F-35.

“Shtetet e Bashkuara duhet të zgjedhin. Ose të mbeten aleat i Turqisë ose të rrezikojnë miqësinë tonë duke bashkuar forcat me terroristët për të minuar mbrojtjen e aleatëve të NATO-s kundër armiqve të saj? “Zëvendëspresidenti Fuat Oktay shkroi ne Twitter në përgjigje të kërkesave të Mike Pence.

Zyrtari turk nuk e bëri të qartë se për cilët “terroristë” e kishte fjalën. Ankaraja është kundër Uashingtonit lidhur me mbështetjen ushtarake që i ofron milicisë siriane kurde e cila është përcaktuar nga Turqia si organizatë terroriste.

Në anën tjetër, Fethullah Gulen, i vetëshpallur klerik turk, të cilin Turqia e akuzon për komplot në përpjekjen për grusht shteti në vitin 2016, ka gjetur një strehin të sigurt në SHBA, e cila gjithashtu ka helmuar marrëdhëniet midis dy aleatëve të NATO-s.

Më herët të mërkurën, drejtuesi i dytë i SHBA-së kërkoi që Ankaraja të “zgjidhte” nëse dëshironte të mbetej një partner “kritik” i NATO-s ose të rrezikonte anëtarësimin e saj në aleancë me “vendime të pamatura” siç është blerja e sistemeve të mbrojtjes ajrore ruse S-400.

Beteja në Twitter midis dy politikanëve të lartë shpërtheu dy ditë pasi Pentagoni ndaloi dergesat e avionëve luftarakë F-35 për në Turqi. Parlajmërimi ishte i qartë se dërgesa nuk do të rifillonte nëse Turqia nuk hiqte dore nga blerja e pajisjeve ruse.

Turqia, e cila ka qenë një partner jetik në programin e avionëve luftrakë F-35, i kujtoi edhe një herë SHBA-së të mërkurën se blerja e sistemit rus S-400 ishte një “marrëveshje e kryer”.

“[S-400s] nuk do të integrohet në sistemin e NATO-s,” tha të mërkurën Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu, duke shpjeguar se ngritja e një grupi teknik me përkatësi të ndryshme do të siguronte që sistemi i mbrojtjes ajrore “nuk do të ishte një kërcënim” për avionët F-35 apo sisteme të tjera të NATO-s. Ai gjithashtu la të kuptohet se çështja do të zgjidhej më mirë midis Presidentit Donald Trump dhe Presidentit turk Rexhep Erdogan.

Turqia ka insistuar prej kohësh që si komb sovran ka të drejtën që të zgjedhë partnerët e saj tregtarë dhe furnizuesit e armëve, duke theksuar vazhdimisht se blerja e sistemeve ruse është jetike për mbrojtjen kombëtare të vendit nga konflikti sirian që po zhvillohet në pragun e vet.

Përveç tensioneve që përqendrohen rreth marrëveshjeve të armëve, Turqia ka shprehur shqetësime të vazhdueshme për mbështetjen e Uashingtonit ndaj milicive kurde siriane, të cilat janë në ballë të forcave demokratike siriane (SDF) të mbështetura nga SHBA. Ankaraja i konsideron forcat kurde si në Siri ashtu edhe në Irak, si një zgjatim “terrorist” i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) qe zhvillon një kryengritje dhjetëra vjeçare brenda në Turqi./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne