Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar automjete të blinduara të tipit Hummer dhe armë të rënda për Forcat Demokratike të Sirisë, të cilat janë pjesë e YPG-së, krahu i organizatës terroriste separatiste PKK në Siri.
Në kuadër të operacionit në qytetin Rakka të Sirisë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar automjete të blinduara të tipit Hummer dhe armë të rënda për Forcat Demokratike të Sirisë, të cilat janë pjesë e YPG-së, krahu i organizatës terroriste separatiste PKK në këtë vend.
Një zyrtar i Forcave Demokratike të Sirisë thotë se Shtetet e Bashkuara u kanë dërguar edhe “pickup” (kamionçina) të tipit Toyota për mbështetjen e njësive të armatosura.
Ai shtoi se armët dhe mjetet e blinduara që u ka dërguar Amerika kishin mbërritur të dielën.
Deri tani Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dërguar Forcave Demokratike të Sirisë 1 mijë e 300 mauna (TIR) të ngarkuara me armë dhe autoblinda./ TRT